Materiale
Transporti i veçantë për komunitetet në Kosovë - Analizë e Politikave

Qëllimi i kësaj analize të politikave është që të paraqesë gjendjen aktuale të transportit
humanitar me autobus (THA) me qëllim të informimit të vendimmarrësve dhe mbështetjen e
avokimit të Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
(OSBE) për politika të qëndrueshme lidhur me transportin e subvencionuar pa pagesë për
komunitetet.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.