Redaksia e lajmeve
Misioni i OSBE-së në Kosovë dënon protestat e dhunshme
PRISHTINË 27 janar 2015
PRISHTINË, 27 janar 2015 – Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, e ka dënuar fuqishëm dhunën që ka shpërthyer sot gjatë protestës së opozitës me ç’rast janë lënduar dhjetëra policë dhe protestues.
“Jam i shqetësuar me ngjarjet që i pamë sot,” tha Schlumberger. “Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë, por ata duhet t’i shprehin ankesat e tyre në mënyrë demokratike. Dhuna nuk është zgjidhje.”
“Të gjitha palët duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe të përdorin dialogun politik si e vetmja rrugë për të ecur përpara,” shtoi ai.
Misioni i OSBE-së në Kosovë do të vazhdoj ta monitoroj situatën nga afër dhe është e gatshme të kontribuoj në përpjekjet për të ulur tensionet.