Pjesëmarrësit në konferencën e nivelit të lartë të OSBE-së paraqesin konkluzionet për zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova
PRISHTINË, 25 nëntor 2014 – Një konferencë dy-ditore e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për përfaqësues të lartë të qeverive në Beograd, Podgoricë, Prishtinë e Shkup për të mbështetur përpjekjet e tyre në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova do të përmbyllet më 28 nëntor në Shkup.
Konferenca është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kosovës për Komunitete dhe Kthim dhe UNHCR-in.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger; Ministri i Kosovës për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic; Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric; dhe Ministri malazias për punë dhe mirëqenie sociale, Predrag Boskovic, do të mbajnë një konferencë për shtyp për të paraqitur konkluzionet kryesore.
Ftohen mediat që të marrin pjesë në këtë konferencë për shtyp ditën e premte, 28 nëntor 2014, në Hotel Holiday Inn në Shkup, me fillim në ora 12:15.
Shënim për media:
Të gjitha mediat e interesuara që të ndjekin konferencën për shtyp duhet të regjistrohen pranë Misionit të OSBE-së në Kosovë ose Ministrisë së Kosovës për Komunitete dhe Kthim përmes e-mailit: press.omik@osce.org apo infomkk.mzp.mcr@rks-gov.net deri në ora 15:00 të ditës së mërkurë, 26 nëntor 2014.
Shënim për mediat në Kosovë:
Misioni i OSBE-së në Kosovë do të sigurojë transport për ekipet e mediave nga selia e vet në Prishtinë deri te Hoteli Holiday Inn në Shkup ditën e premte, 28 nëntor, me nisje në ora 09:30. Kthimi nga Shkupi për në Prishtinë bëhet në ora 13:30.