Misioni i OSBE-së organizon forum për të drejtën në pronë dhe të banimit në Kosovë
PRISHTINË, 12 nëntor 2014 – Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë nesër në Prishtinë një forum me temë të drejtën në pronë dhe të banimit për përfaqësues të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, ministritë relevante dhe Agjencinë Kosovare të Pronës.
Qëllimi i forumit është të identifikojë përmirësimet e nevojshme në kornizën e tanishme ligjore dhe të politikave, si dhe zgjidhjet për çështjet e hapura që lidhen me shpronësimin e tokës, rregullimin e vendbanimeve joformale, si dhe parandalimin e uzurpimit të paligjshëm.
Në takim do të flasin Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic, dhe Kordinatori për të Drejta Pronësore në Zyrën e Kryeministrit Muhamed Krasniqi.
Ftohen mediat të marrin pjesë në hapje të forumit nesër, e enjte 13 nëntor 2014, në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, duke filluar në orën 10:00.