Shefi i Misionit të OSBE-së dënon sulmet e fundit kundër kandidatëve për kuvendin komunal të Mitrovicës së Veriut; bënë thirrje për vetëpërmbajtje
Prishtinë 19 tetor 2013 – Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, dënon fuqishëm sulmin ndaj pronës së Ninoslav Gjeriq, kandidat për kuvendin komunal të Mitrovicës së Veriut në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Një mjet eksplodues është hedhur në ballkonin e banesës së Gjeriqit mbrëmë pas mesnate. Ai ishte në shtëpi së bashku me familjen e tij në kohën kur ka ndodhur incidenti.
“E dënoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj pronës së z. Gjeriq, kandidat për kuvendin komunal të Mitrovicës së Veriut", tha Schlumberger.
“Dje kam dënuar një varg incidentesh të ngjashme që kanë ndodhur më parë, të cilat minojnë sigurinë e njerëzve që jetojnë në Kosovën veriore dhe janë një ndërhyrje në procesin e tanishëm zgjedhor.
“Ky lloj i sulmeve dhe çfardo formë tjetër e frikësimit të kandidatëve duhet të ndalet menjëherë dhe njerzit që duan të votojnë dhe të votohen duhet ta kenë mundësinë ta bëjnë atë në mënyrë të lirë.
“I bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen nga këto akte të dhunës”.
Ambasadori Schlumberger u bëri thirrje përsëri institucioneve relevante që të hulumtojnë incidentin urgjentishtë si dhe të sjellin autorët para drejtësisë.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.