Shefi i Misionit të OSBE-së dënon sulmin ndaj kandidatit për kuvend komunal të Mitrovicës së Veriut
Prishtinë, 14 tetor 2013 - Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger e ka dënuar sulmin e sotëm ndaj pronës së Nebojsha Mariqit, i radhitur si kandidat për kuvendin komunal të Mitrovicës së Veriut.
“E dënoj fuqishëm incidentin me bombë që ka pasur për shënjestër pronën e Zt. Nebojsha Mariq. Fakti që incidentet e sigurisë të ndërlidhura më zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës po vazhdojnë është për keqardhje në kohën kur të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në krijimin e një ambienti ku njerëzit mund të zgjedhin dhe të zgjidhen lirshëm,” tha Schlumberger.
Ambasadori Schlumberger gjithashtu u ka bërë thirrje autoriteteve që t’i përgjigjen këtij incidenti dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë, në mënyrë që t’i kontribuojnë sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në atë anë.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.