Kryesuesi i OSBE-së mirëpret lehtësimin e votimit në Kosovë në zgjedhjet parlamentare dhepresidenciale të Serbisë
Dublin, 30 Prill 2012 – Kryesuesi i radhës i OSBE-së, ZëvendësKryeministri i Irlandës Eamon Gilmore mirëpriti sot marrëveshjen e arriturrreth lehtësimit nga ana e OSBE-së të votimit në Kosovë në zgjedhjet e ardhshmeparlamentare dhe presidenciale të Serbisë.
“Unë e mirëpres marrëveshjen që është arriturrreth lehtësimit nga ana e Misionit të OSBE-së në Kosovë (OMiK) për votimin nëzgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Në ditët që kaluan, unëkam qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha palët, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëmtë OSBE-së Lamberto Zannier, për t’i inurajuar ato të marrin një qasje pozitive”,tha Gilmore.
“Ne ishim të interesuar që të veprojmë në tëgjitha fazat në respekt të plotë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit tëOKB-së”, tha Kryesuesi i radhës. “Është qenësore që zgjedhjet të zhvillohen nëpërputhje me marrëveshjen e arritur dhe në respektim të plotë të rolit tëOSBE-së”, shtoi ai. “Nëse nuk do të ndodh kjo, OSBE rezervon të drejtën që të tërhiqetnga roli i vet lehtësues”.
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, LambertoZannier tha: “OSBE ka filluar përgatitjet e veta për të organizuar qendrat evotimit për t’u ofruar votuesve me të drejtë vote në Kosovë ta ushtrojnë tëdrejtën e tyre në këto zgjedhje. U bëj thirrje të gjithëve të përmbahen ngaprovokimet dhe ta lejojnë procesin te ecën në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Ështëqenësore që të gjitha palët të bashkëpunojnë me OSBE-në përderisa ne e lehtësojmëprocesin”.