Kryesuesja e radhës e OSBE-së Valtonen viziton Beogradin dhe Prishtinën
VIENË/HELSINKI, 15 shtator 2025 — Kryesuesja e radhës e OSBE-së, Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, do të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën me datat 15 dhe 16 shtator.
Gjatë vizitës, ajo pritet të takohet me zyrtarë të nivelit të lartë dhe të diskutojë lidhur me sigurinë në rajon. Ministrja Valtonen do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe vizitojë Misionet e OSBE-së në të dyja qytetet. Në Beograd, ajo do të takohet me përfitues të Qendrës për Integrimin e të Rinjve, kurse në Prishtinë do të bashkëbisedojë me përfaqësueset e Rrjetit të të Diplomuarave të Akademisë së Dialogut të OSBE-së.
Deklarimet për media
Në Beograd, kryesuesja Valtonen do të japë një deklaratë për shtyp më 15 shtator, nga ora 16:05, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë. Ftesa do të dërgohet nga Ministria.
Gjithashtu, në orën 17:15, do të ketë mundësi fotografimi në suazat e takimit me përfituesit e Qendrës për Integrimin e të Rinjve, në adresën Café 16, rr. “Cetinjska”, nr. 15a.
Në Prishtinë, kryesuesja Valtonen do të japë një deklaratë për shtyp më 16 shtator, nga ora 11:45, në selinë e Misionit të OSBE-së në Kosovë. Ftesa do të dërgohet nga Misioni.
Për informacione të mëtejme
Matias Pajula, Këshilltar i Posaçëm i Ministres së Punëve të Jashtme, tel. +358 295 350 571
Marja Rosvall, Udhëheqëse Ekipi, Task Forca për Kryesimin Finlandez të OSBE-së, tel. +358 295 350 347
Adresat e email-it të Ministrisë së Punëve të Jashtme janë në formatin emri.mbiemri@gov.fi.