Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri bisedon për shtetin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar me Prokurorin e Përgjithshëm
Më 6 shkurt 2013, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, u takua me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Biseda e përqendrua në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në rolin thelbësor të Prokurorisë së Përgjithshme në forcimin e shtetit të së drejtës.
“Lufta kundër krimit të organizuar, përfshirë krimin ndërkufitar, si edhe kundër korrupsionit, është parësore në sigurimin e stabilitetit në vend, në rajon dhe në nivel global”, tha Wollfarth. “Dhënia e vendimeve të mirëarsyetuara e të përshtatshme, në rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, do të ishte një masë pozitive të dëshmuar vendosmëri politike dhe për të kthyer besimin e publikut te gjyqësori”.
Wollfarth e siguroi Llallën se Prezenca e OSBE-së, në kuadër të qëllimit të saj kryesor për të promovuar shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe për të konsoliduar institucionet demokratike, do të vijojë ta mbështesë dhe ndihmojë Prokurorinë e Përgjithshme.