Redaksia e lajmeve
Ambasadori Florian Raunig nga Austria emërohet Kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, merr detyrën në tetor
17 korrik 2013
TIRANË, 17 Korrik 2013 – Ambasadori Florian Raunig nga Austria është emëruar Kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Kryesia Ukrainase e OSBE-së njoftoi sot. Ai do ta marrë detyrën më 1 tetor 2013.
Ambasadori Raunig është lindur në vitin 1967 në Bazel të Zvicrës. Ai është një diplomat karriere dhe ka shërbyer më parë si Ambasador i Austrisë në Shqipëri dhe Mal të Zi. Ambasadori Raunig ka studiuar për shkenca politike, filozofi dhe drejtësi dhe është diplomuar pranë Universitetit të Vjenës. Flet rrjedhshëm gjuhët shqip, frëngjisht, anglisht dhe italisht. Është i martuar dhe ka dy vajza.
Deri në tetor 2013, Zëvendës Kryetari i Prezencës së OSBE-së Robert Wilton do të vazhdojë të jetë Kryetari i saj në detyrë.