Redaksia e lajmeve
Deklaratë e përbashkët e: BE, OSBE, SHBA në Shkup
27 shkurt 2013
SHKUP, 27 shkurt 2013 - Shefat e Delegacionit të BE-së në Shkup, Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Ambasadës së SHBA-ve në Shkup dolën me deklaratën e përbashkët në vijim:
Në këtë moment vendi është në një udhëkryq kritik. Kriza momentale i vie në rrezik aspiratat e qytetarëve për një të ardhme më të mirë si dhe stabilitetin politik të vendit.
Patjetër duhet të merren hapa për tu distancuar nga ultimatumet publike, pozitat e ngurta si dhe taktikat afatshkurtra, për tu afruar drejt dialogut të drejtpërdrejt dhe kompromisit për interesin më të mirë të qytetarëve dhe vendit.
Në këtë kontekst, I ftojmë të gjithë liderët politikë të marrin përgjegjësinë dhe pa shtyrje të mëtejshme të gjejnë zgjidhje përfundimtare për krizën e tanishme politike.