Thirrje për dorëzimin e punimeve
Fakulteti Juridik pranë Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip dhe Fakulteti Juridik pranë Universitetit shtetëror të Tetovës, të përkrahur nga Misioni i OSBE-së në Shkup, ftojnë studentët të marrin pjesë me punimet e tyre në Konferencën e parë Shkencore (për studentët nga të gjitha fakultetet juridike) të titulluar “Stabiliteti shoqëror, sundimi i së drejtës dhe mosdiskriminimi”, e cila do të mbahet për herë të parë në Universitetin Shtetëror të Tetovës me 3 tetor 2016.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.