Materiale
Publiku në procedurën penale
Udhëzuesi "Publiku në procedurën penale", i përgatitur nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Shoqata e Prokurorëve Publik, ofron këshilla të dobishme për gazetarët se si të raportojnë në mënyrë më efikase nga proceset gjyqësore. Publikimi jep pasqyrë nga të gjitha fazat e procedurës së re penale, përfshi: kompetencat e të gjithë subjektëve në proces, rastet e përjashtimit të publikut për të qenë të pranishëm në seancën e gjykimit, roli i gazetarëve në raportimin objektiv dhe të saktë nga gjykatat, si dhe përgjegjësia e tyre.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.