Misioni i OSBE-së në Shkup apelon deri te të gjitha bashkësitë ta vazhdojnë dinamikën e procesit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit
SHKUP, 13 gusht 2013 – Sot, Misioni i OSBE-së në Shkup e përgëzon Marrëveshjen Kornizë të Ohrit (MKO-në), të firmosur saktësisht para 12 viteve në këtë ditë, gjë e cila i dha fund konfliktit të armatosur duke kodifikuar të drejta dhe përfaqësim të drejtë të të gjitha bashkësive etnike.
“Në atë kohë kjo ishte fitore e gjykimit të shëndoshë dhe dialogut ndaj konfliktit, deklaroi Ushtruesja e detyrës Shef i Misionit, Ambasadorja Mariane Berecz. “Sot, paraqet një vendim krenar i cili është shenjë e një procesi vital të një shoqërie integruese dhe ndërtimit të shtetit vërtet shumetnik dhe modern”
“Për ta vazhduar dinamikën e procesit të zbatimit të MKO-së është kyçe që të gjitha palët të mbeten të involvuara në mënyrë aktive. Progresi i bërë deri më tani dhe pengesat të cilat duhet akoma të tejkalohen duhet të ndiqen për së afërmi” tha ajo. “Për atë shkak, Misioni i OSBE-së në Shkup i përshëndetë dhe përkrahë hapat iniciale të ndërmarra vitin e kaluar lidhur me raportin e progresit të zbatimit të MKO-së dhe me padurim i pret fazat e tjera si vijojnë”.
“Kjo përpjekje pa dyshim do të përfitojë nga involvimi më direkt i të gjitha bashkësive. Ne shpresojmë se do të rezultojë në politika të qëndrueshme në vijë me frymën shume-kulturore të vetë marrëveshjes” shtoi Berecz.
Arie van der Pas, Koordinatori i lartë për marrëdhënie ndëretnike pranë Misionit të OSBE-së, deklaroi: “Duam ta ripërsërisim përkrahjen tonë të tërësishme për këtë proces kyç për shtetin dhe qytetarët e vetë i cili fillojë 12 vjet më parë. Apelojmë tek të gjitha bashkësitë t’i sigurojnë kësaj marrëveshje bazë solide për dekadën e dytë.”
Ai theksojë rëndësinë e parapërgatitjes së gjeneratave të reja për një ardhmëri të integruar në Evropë shumetnike në procesin: Në rast se fëmijët i kuptojnë vlerat e diversitetit në respektin reciprok, arritjet e MKO-së do të jenë të përjetshme”, tha ai, duke shtuar se Misioni i OSBE-së në Shkup shpreson të jetë dëshmitar i hapave më të guximshme në segmentin vital që i përket arsimit.