Materiale
Sondazhi I drejtuar nga OSBE për dhunën ndaj grave në Maqedoninë e Veriut - Raporti i Rezultateve
Ky raport paraqet rezultatet e hulumtimit të zbatuar nga OSBE-ja për mirëqenien dhe sigurinë e grave në Maqedoninë e Veriut. Hulumtimi është kryer në vitin 2018 në disa vende të Evropës Juglindore dhe Lindore. Një sondazh i kryer nga OSBE-ja përfshinte komponentat sasiore dhe cilësore, dhe është ndërmarrë me qëllim që të sigurojë të dhëna të krahasueshme për format e ndryshme të dhunës që gratë e kanë përjetuar në fëmijërinë dhe gjatë gjithë jetës së tyre. Hulumtimi analizon dhunën që e ndjejnë gratë në zonat të perfshira në konflikte dhe zonat jashtë konflikteve, dhe ndikimin që dhuna ka mbi gratë dhe vajzat, duke përfshirë pasojat e përhershme nga po e njëjta. Pyetjet rreth normave dhe qëndrimeve që lidhen me dhunën ndaj grave u parashtruan për të kuptuar më mirë shkaqet rrënjësore të dhunës.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.