Mbahet në Tiranë diskutimi për inovacionin dhe sipërmarrjen e të rinjve në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur nga OSBE-ja
TIRANË, 8 nëntor 2018 – Më 8 dhe 9 nëntor, Zyra e Koordinatorit të OSBE-së për Aktivitetet Ekonomike dhe Mjedisore, në Sekretariatin e OSBE-së, do të mbajë, në Tiranë, një takim dy ditor për ndërlidhjen, me fokus tek inovacioni dhe sipërmarrja e të rinjve.
Seanca e parë e së premtes, nga ora 09:30 deri në 11:00, do të jetë e hapur për median, pasuar nga një mundësi për pyetje në orën 11:00, në hotelin “MAK Albania” (ish-Sheraton), Tiranë.
Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe Raffaella Campanati, Sekretare e Parë e ambasadës italiane në Tiranë, do të mbajnë fjalët mirëseardhëse, pasuar nga një ceremoni për të dhënien e çmimit “Ambasadorë të Risisë”.
Përfaqësuesit e medias janë të ftuar të ndjekin seancën hyrëse, nga ora 9:30 dhe seancën e pyetjeve, në orën 11:00, të premten, më 9 nëntor.