Materiale
Rekomandime për politikat dhe legjislacionin drejt zbatimit efektiv të parimit të mosdënimit të viktimave të trafikimit
Ky material shqyrton parimin e mosdënimit në të drejtën ndërkombëtare, eksploron fushën e zbatimit të tij
dhe diskuton sfidat në zbatimin e tij praktik. Ai përfshin një sërë shembujsh praktikë dhe rastesh gjyqësore, të cilët janë vënë në dispozicion nga agjenci kombëtare, OJF dhe juristë, që kanë shqyrtuar gjerësisht këto çështje, në veçanti Qendra Belge për Shanse të Barabarta dhe Luftë kundër Racizmit, Zyra e Raportuesit Kombëtar Holandez për Trafikimin e Qenieve Njerëzore si dhe gjykatat dhe juristë nga Mbretëria e Bashkuar. Materiali përfundon me dhënien e udhëzimeve praktike, dhe formulimin e rekomandimeve për politika dhe legjislacion për një zbatim të efektshëm të dispozitave të mosndëshkimit në lidhje me viktimat e trafikimit.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.