Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Misioni i OSBE-së publikon raportin për trajtimin e rasteve të terrorizmit nga gjykatat e Kosovës
Publishing date: 19 shtator 2022
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Countering terrorism
Prishtinë, 19 shtator 2022 – Ndjekja e veprave të terrorizmit është dëshmuar si çështje sfiduese kudo nëpër botë dhe Kosova nuk përbën përjashtim. Megjithatë, institucionet gjyqësore duhet të sigurohen që këto raste t’i gjykojnë drejtë, në mënyrë efektive dhe në respektim të plotë të standardeve të të drejtave të njeriut, kështu konkludon raporti i fundit tematik publikuar sot nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. Raporti i titulluar Trajtimi i rasteve të terrorizmit nga sistemi i drejtësisë penale të Kosovës analizon rastet e terrorizmit gjatë periudhës tre vjeçare nga 2018 deri më 2020. Më tutje, raporti identifikon trendet në praktikat e ndjekjes dhe ofron një pasqyrë të progresit në ndjekjen e rasteve të terrorizmit, si dhe nënvizon fushat ku duhet përmirësim. Duke njohur progresin e fundit dhe përkushtimin e lartë të institucioneve dhe praktikuesve ligjorë në Kosovë për të parandaluar dhe ndjekur penalisht terrorizmin, raporti vë në dukje trende pozitive në menaxhimin e rasteve dhe ndjekjen e tyre. Megjithatë, janë identifikuar disa shqetësime në lidhje me ndjekjen e financimit të terrorizmit, cilësinë e aktakuzave dhe vendimeve, si dhe përdorimin e paraburgimit. Raporti përfundon me rekomandime për institucionet kyçe në Kosovë që merren me rastet lidhur me terrorizmin në mënyrë që legjislacioni aktual të jetë në përputhje me standardet ligjore të BE-së dhe ato ndërkombëtare, dhe me qëllim të forcimit të kapacitetit të të gjithë sistemit të drejtësisë dhe akterëve të zbatimit të ligjit për t'iu përgjigjur këtyre rasteve. “Terrorizmi është një kërcënim gjithnjë në zhvillim ndaj sigurisë që kërkon hetim, ndjekje penale dhe gjykim të fuqishëm. Ne duhet të jemi vigjilent në përgjigje ndaj këtyre sfidave, por përgjigja jonë duhet të respektojë edhe të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit”, tha Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë. “Shpresoj se ky raport do të shërbej si informacion për punën e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve që punojnë në këto raste dhe do t'u mundësojë që të vazhdojnë t'i zhvillojnë kapacitetet e tyre për t'i menaxhuar këto lëndë në standardet më të larta të mundshme. [...] Raporti është një pikënisje dhe me kënaqësi pres mundësi të mëtejshme për të diskutuar rreth gjetjeve. Do të përfundoj duke ritheksuar se Misioni është i gatshëm të mbështesë institucionet e Kosovës në zbatimin e rekomandimeve të Raportit.” Raporti i plotë gjendet në linkun vijues: https://www.osce.org/sq/mission-in-kosovo/526215
Misioni i OSBE-së ndihmon në ndërtimin e koalicioneve të të rinjve kundër ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë
Publishing date: 29 qershor 2018
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Countering terrorism, Rinia
Edicioni i parë i trajnimit të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për aktivistë të rinj të komunitetit, me titull “Liderët kundër mostolerancës dhe ekstremizmit të dhunshëm (LIVE)” përfundoi më 29 qershor 2018 në Prishtinë...
Përgjigjja e drejtësisë penale ndaj terrorizmit, temë e seminarit të OSBE-së në Prishtinë
Publishing date: 6 korrik 2017
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë, OSCE Secretariat
What we do: Countering terrorism, Sundimi i ligjit
Seminari dyditor me temë fuqizimin e përgjigjjes së drejtësisë penale ndaj terrorizmit, në përputhje me ligjin, që ka mbledhur mbi 30 profesionistë të gjyqësorit, agjenci të zbatimit të ligjit, si dhe menaxhmentit të burgjeve është përmbyllur sot (6 korrik 2017) në Prishtinë...
Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm fillon në shtëpi – thuhet në konferencën e mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publishing date: 28 tetor 2016
Përballja me ekstremizmin e dhunshëm që shpie në terrorizëm (VERLT) kërkon një strategji gjithëpërfshirëse dhe të vendosur, në të cilën familjet, mësuesit, policët e komunitetit dhe prijësit fetarë luajnë rol të rëndësishëm –thanë pjesëmarrësit e konferencës ndërkombëtare që u mbajt në Prishtinë më 26-27 tetor 2016...
OSBE organizon trajnim për parandalimin e bombardimeve terroriste në Kosovë
Publishing date: 13 mars 2013
Një punëtori me temë parandalimin e bombardimeve terroriste e organizuar nga OSBE për përfaqësues të Kuvendit të Kosovës, Policisë, ministrive përkatëse, doganës, zyrës së prokurorit special dhe komunitetit të biznesit u përmbyll me 13 mars 2013 në Prishtinë...
Misioni i OSBE-së në Kosovë ndihmon hartimin e strategjive të reja kundër trafikimit të drogës, terrorizmit dhe krimit të organizuar
Publishing date: 23 qershor 2012
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Countering terrorism, Policimi