Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
OSBE-ja zhvillon brezin e ardhshëm të instruktorëve për dokumentet e udhëtimit në Tiranë
Publishing date: 7 qershor 2024
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, OSCE Secretariat
What we do: Menaxhimi i kufijve
Nga data 3 deri më 7 qershor 2024, Departamenti i Kërcënimeve Tejkombëtare i OSBE-së (TNTD), në bashkëpunim të ngus htë me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, organizoi kursin përgatitor për instruktorët në dallimin e dokumenteve të falsifikuara dhe të mashtruesve në pikat e kalimit kufitar, në Tiranë, Shqipëri. Në kurs morën pjesë pesë oficerë, dy gra dhe tre burra, nga Policia e Shtetit dhe ajo Kufitare.
Prezenca e OSBE-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizojnë tryezë teknike për rritjen e rolit të organeve ligjzbatuese kundër shitblerjes së votës dhe shkeljeve të tjera zgjedhore në Shqipëri
Publishing date: 6 qershor 2024
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Zgjedhjet, Sundimi i ligjit
Në funksion të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri, Prezenca e OSBE-së dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizuan, më 6 qershor 2024, një tryezë teknike për rritjen e rolit të organeve ligjzbatuese kundër shitblerjes së votës dhe shkeljeve të tjera zgjedhore. Tryeza shërbeu si një platformë për përfaqësuesit dhe ekspertët e agjencive e zbatimit të ligjit, institucioneve të tjera shtetërore dhe publike, shoqërisë civile, medias dhe organizatave ndërkombëtare për të diskutuar rreth përmirësimeve të mundshme të procedurave të hetimit dhe zbatimin e tyre në kohë, duke nxitur raportimin e qytetarëve dhe rritjen e bashkërendimit ndërmjet organet ligjzbatuese dhe institucionet përkatëse. “Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 2025-s, tani është koha e duhur për të marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe adresuar këto çështje, për të rritur performancën e institucioneve shtetërore në trajtimin e shitblerjes së votës dhe shkeljeve të tjera zgjedhore”, tha ambasadori Michel Tarran, Kryetar i Prezencës së OSBE-së, në hapje të takimit. “Prezenca mirëpret çdo nismë që i jep përparësi luftës kundër krimeve zgjedhore, përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës”, shtoi ai. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha: “Jemi në momentin që të kuptojmë se si mund t’i përmirësojmë çështjet e integritetit zgjedhor, duke adresuar problematikat që e cenojnë këtë integritet në mënyrën më të mirë të mundshme. KQZ-ja ka rolin e vet, por ka shumë për t’u bërë dhe nga institucionet e tjera”. Diskutimet në tryezë u përqendruan te gjetjet e raporteve të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it dhe rekomandimet e tyre për rritjen e integritetit dhe drejtësisë në zgjedhjet e ardhshme. Pjesëmarrësit analizuan efektivitetin e praktikave në trajtimin e shkeljeve zgjedhore në dy zgjedhjet e fundit, pas ndryshimeve ligjore të miratuara me konsensus të vitit 2020, duke identifikuar masat e suksesshme dhe fushat për përmirësim. Ata theksuan, gjithashtu, domosdoshmërinë e dialogut dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm midis të gjithë aktorëve për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe të besueshëm, si edhe rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit të publikut për pasojat e shitblerjes së votës dhe shkeljeve të tjera zgjedhore. Tryeza përfundoi duke vënë në dukje arritjet dhe sfidat në lidhje me përpjekjet institucionale për të adresuar shkeljet zgjedhore, të cilat kërkojnë zbatimin në kohë të rekomandimeve të diskutuara dhe punën e përbashkët drejt një sistemi zgjedhor më transparent dhe të drejtë në Shqipëri.
Gjyqësori i Kosovës t'i trajtojë lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit në mënyrë më efektive, thotë raporti i OSBE-së
Publishing date: 5 qershor 2024
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Sundimi i ligjit
PRISHTINË, 5 qershor 2024- Misioni i OSBE-së prezantoi raportin “Nga teoria në praktikë: Vlerësim i efektivitetit të reagimit të gjyqësorit ndaj krimit të rëndë të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor” që analizon sistemin e drejtësisë në Kosovë, pjesë e një projekti rajonal të OSBE-së të realizuar me mbështetje financiare të BE-së.
Misioni i OSBE-së mbështet Akademinë e Kosovës për Siguri Publike të përmirësoj resurset për sigurim të cilësisë
Publishing date: 1 qershor 2024
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Misioni i OSBE-së mbështeti një delegacion prej gjashtë zyrtarësh të lartë të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe agjencive të saj në realizimin e një vizite në Akademinë e Drejtësisë së Karolinës Veriore (NCJA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 27 maji deri më 1 qershor 2024. Vizita u realizua në suazat e përpjekjeve të vazhdueshme të Misionit për ta mbështetur AKSP-në në ngritjen e komisionit të përbashkët për sigurim të cilësisë, i cili do të sigurojë cilësinë e programeve të trajnimit të AKSP-së dhe do t’i adresojë rekomandimet që dalin nga Raporti i vlerësimit i OSBE-së për AKSP-në për vitin 2023. Duke u bazuar në njohuritë dhe përvojën e fituar gjatë kësaj vizite, AKSP do të fillojë së shpejti me hartimin e procedurave standarde të veprimit për krijimin e Komisionit të Përbashkët për Sigurim të Cilësisë. Në NCJA, delegacioni u njoftua me modalitetet më të fundit që do të ndihmonin në adresimin e rekomandimeve të dhëna nga Autoriteti i Kualifikimeve i Kosovës dhe Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve për Standarde dhe Trajnime për Zbatimin e Ligjit (IADLEST), i cili e ka akredituar NCJA-në edhe AKPS-në. IADLEST ka akredituar AKSP-në dhe programet e trajnimit profesional të agjencive të saj të sigurisë publike në vitin 2018 dhe 2021, ndërsa procesi i radhës i akreditimit pritet të fillojë në gusht 2024. "Fitimi i njohurive rreth praktikave më të mira dhe standardeve më të larta ndërkombëtare në lidhje me sigurimin e cilësisë në trajnimet për sigurinë publike, me theks të veçantë në trajnimin bazë për zbatim të ligjit, na ndihmon shumë,” tha Avni Istrefi, Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë në AKSP. “Kjo përvojë do t’i ndihmojë AKSP-së veçanërisht me procesin aktual të ri-akreditimit ndërkombëtar nga IADLEST, dhe me intervistat e aktivitetet e inspektimit që do të fillojnë në gusht 2024,” shtoi ai, duke e theksuar lidhjen historike me Misionin e OSBE-së, i cili e ka ndihmuar AKSP-në në ndërtimin e një ure bashkëpunimi me një partner të ri sikundër NCJA. Gjatë vizitës, drejtuesit e NCJA organizuan vizita për delegacionin edhe në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit në Karolinën Veriore, në Konferencën e Prokurorive të Qarqeve, si dhe në Byronë Shtetërore të Hetimit. Për t’i ndihmuar më tej AKSP-së, NCJA ndau me delegacionin disa programe trajnimi për zbatim të ligjit, përfshirë këtu doracakun me module për trajnim të instruktorëve, së bashku me politikat dhe procedurat për hartimin e sistemit të kurrikulës për përdorim të brendshëm. Kjo nismë realizohet pas vizitës së NCJA në AKSP në vitin 2023, që ndihmoi në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy akademive dhe njoftimin e AKSP-së me mekanizmat e akredituar dhe të testuar të sigurimit të cilësisë si edhe me kurrikulën dhe përgatitjen e instruktorëve, si standarde kryesore të vendosura nga IADLEST dhe të përdorura nga akademitë në SHBA.
Misioni i OSBE-së në Kosovë finalizon themelimin e Mekanizmave Koordinues kundër Dhunës në Familje në mbarë Kosovën me formalizimin e mekanizmit të fundit në Rahovec
Publishing date: 24 maj 2024
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbështetur sot nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për formalizimin e Mekanizmit Koordinues kundër Dhunës në Familje (MKKDHF) në komunën e Rahovecit. MKKDHF në Rahovec është mekanizmi i fundit që themelohet – shumica e të cilëve janë themeluar me përkrahje të OSBE-së, dhe shënon përfundimin e procesit të themelimit të tyre në mbarë Kosovën, me të gjitha 38 komunat tani të mbuluara nga mekanizma funksional. Ligji i miratuar së fundmi për Dhunën në Familje vendos bazën ligjore për mekanizmat, duke kërkuar që të gjitha komunat të krijojnë dhe të ofrojnë fonde adekuate për MKKDHF-të. “Lufta kundër dhunës në familje kërkon përfshirjen dhe koordinimin e të gjithë akterëve relevant në nivelin lokal- nga sektori i drejtësisë, policia, strehimoret dhe shoqëria civile,” tha Mark Lasser, Shef i Njësisë për Ligj dhe Drejtësi në Misionin e OSBE-së në Kosovë gjatë ceremonisë së nënshkrimit sot. “Në linjë me mandatin tonë për ndërtimin e institucioneve dhe përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ne premtojmë përkrahje për MKKDHF-të në punën e tyre të rëndësishme,” shtoi ai. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, vlerësoi mbështetjen e Misionit të OSBE-së dhe shprehu përkushtimin e komunës për të mbështetur punën e MKKDHF-ve në koordinimin e politikave për luftimin e dhunës në familje në nivel lokal. Nënshkruesit e Memorandumit të Mirëkuptimit për funksionalizimin e MKKDHF-ve përfshijnë përfaqësues të gjykatave dhe prokurorive, komunave, Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Policisë së Kosovës, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, qendrave për punë sociale, qendrave për shëndetin mendor, qendrave të shëndetit familjar, strehimoreve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe anëtarë të shoqërisë civile. Anëtarët e MKKDHF-ve punojnë së bashku për të forcuar bashkërendimin, shkëmbimin e informatave dhe angazhimin në nivel lokal në luftën kundër dhunës në familje, duke ndjekur hapa konkretë për të përmirësuar parandalimin, forcimin e mbrojtjes, trajtimin dhe ri-integrimin e viktimave. Ata luajnë rol të rëndësishëm edhe në rritjen e ndërgjegjësimit për dhunën në familje dhe shërbimet në dispozicion të viktimave, si dhe në fuqizimin e viktimave për të raportuar këto krime. Për të ndihmuar në rritjen e efikasitetit të MKKDHF-ve, Misioni i OSBE-së në Kosovë publikoi në vitin 2023 Udhëzues për MKKDHF-të, një publikim praktik për të kuptuar më mirë rolet dhe përgjegjësitë e anëtarëve të tyre. Misioni mbetet i përkushtuar në mbështetjen e komunave për të përmirësuar ndihmën për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, për të lehtësuar zbatimin e kornizës ligjore dhe për të përmirësuar koordinimin ndër-institucional.
Të rinj nga Evropa Juglindore hartojnë rekomandime politikash për parandalimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, në Forumin Rinor të organizuar nga OSBE-ja
Publishing date: 24 maj 2024
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Office of the Co-ordinator of OSCE Economic and Environmental Activities, Transnational Threats Department
What we do: Veprimtaritë ekonomike, Rinia
Nga 21 deri më 24 maj 2024, Sekretariati i OSBE-së, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, mbajti Forumin e Dialogut Rinor të Evropës Juglindore për Parandalimin e Krimit të të Rinjve në Durrës, Shqipëri. Forumi mblodhi rreth 20 të rinj nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia me qëllim rritjen e besimit te të rinjtë në rajon.
Pjesëmarrësit e Programit të OSBE-së për gazetarë të rinj “Media Fellowship” 2024 vizitojnë institucionet e mediave dhe mediat në Prishtinë e Beograd
Publishing date: 20 maj 2024
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Tetë gazetarë nga media në gjuhë të ndryshme në Kosovë, pjesë e edicionit të gjashtë të Programit të OSBE-së për gazetarë të rinj “Media Fellowship” mbi standardet e gazetarisë profesionale dhe raportimin etik, përfunduan një vizitë studimore pesë-ditore në institucionet e mediave dhe media në Prishtinë dhe Beograd. Nga 13 deri më 18 maj 2024, gazetarët vizituan një sërë institucionesh mediale, shoqata gazetarësh, organe vetërregulluese, si dhe organizata mediale private dhe publike. Këto vizita në terren u mundësuan pjesëmarrësve të vlerësojnë ngjashmëritë dhe sfidat në edukimin dhe informimin medial, verifikimin e fakteve, rreziqet e paraqitura dhe mundësitë e ofruara nga inteligjenca artificiale dhe zhvillime të tjera në ekosistemin medial. Gazetarët u takuan edhe me shefin e Misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Braathu, i cili i informoi ata për punën e Misionit në industrinë e mediave dhe rolin e tyre në hartimin e Strategjisë për Media dhe Planin e saj të Veprimit. “Përmes Programit për gazetarë të rinj “Media Fellowship”, kemi parë rolin jetik që luan dialogu dhe bashkëpunimi mes gazetarëve në përforcimin e standardeve gazetareske, raportimin e përgjegjshëm dhe më e rëndësishmja në ndryshimin e narrativave të së kaluarës. Me nxitjen e një mjedisi të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, ne mund t'i adresojmë më mirë sfidat me të cilat përballet peizazhi medial si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd”, tha Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Si pjesë e programit, pjesëmarrësit do të dorëzojnë storie që reflektojnë përvojat e tyre nga vizita, duke kontribuar më tej në diskursin mbi praktikat mediatike në rajon. Gazetarët e përzgjedhur për Programin e këtij viti janë: Adelina Ahmeti (Kallxo.com), Antigonë Isufi (Prishtina Insight), Arbreshë Uka (Klan Kosova TV), Biljana Vllashkoviq (KoSSev), Edona Vuçitërna (Klan Kosova TV), Rrezon Gashi (KOHA), Sandra Dobriq (Kontakt Plus) and Predrag Peroviq (Radio Kosovska Mitrovica). Ata do të jenë pjesë e një programi të ngjashëm edhe në Podgoricë e Tiranë në shtator të vitit 2024. Nisur në vitin 2017, me një ndërprerje dyvjeçare gjatë pandemisë, programi “Media Fellowship” kultivon talentin e gazetarëve vendorë, duke promovuar barazinë gjinore. Ai vazhdon të shërbejë si mundësi për të forcuar marrëdhëniet mes gazetarëve nga komunitete të ndryshme, si dhe për të shtuar njohuritë e tyre për mënyrën se si funksionon media në rajon.