Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit për Shqipërinë përbën shqetësim dhe dëshmon për nevojën e vijimit të reformave të ndërmarra, thotë Kryetari i Prezencës së OSBE-së Bernd Borchardt
Publishing date: 31 janar 2019
TIRANË, 31 Janar 2019 – Transparency International publikoi rezultatet e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit për vitin 2018, duke e renditur Shqipërinë në vend të 99-të mes 180 vendeve dhe territoreve të përfshira në këtë indeks.
Raporti i OSBE-së vlerëson qasjen e komuniteteve në arsimin parauniversitar në Kosovë
Publishing date: 18 dhjetor 2018
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Toleranca dhe mosdiskriminimi
PRISHTINË, 18 dhjetor 2018- Misioni i OSBE-së në Kosovë publikoi sot një raport përmes së cilit vlerëson qasjen e komuniteteve joshumicë në arsimin parauniversitar në Kosovë. Raporti “Qasja e komuniteteve në arsimin parauniversitar në Kosovë” mbulon periudhën 2014-2017 dhe analizon ofrimin e arsimit në gjuhën e shumicës dhe në gjuhët e komuniteteve...
Misioni i OSBE-së trajnon studentët e Universitetit të Prishtinës për të drejtat pronësore
Publishing date: 30 nëntor 2018
Nga 26 deri më 30 nëntor 2018, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbajtur një trajnim rreth standardeve ndërkombëtare dhe kornizës ligjore të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave pronësore për 145 studentë të juridikut në Universitetin e Prishtinës.
Misioni i OSBE-së pajis 15 shkolla fillore në Kosovë me kamera vëzhgimi
Publishing date: 20 nëntor 2018
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka përfunduar më 19 nëntor 2018 instalimin e kamerave të brendshme dhe të jashtme të vëzhgimit në shkollën fillore ‘Ali Hasi’ në fshatin Cërmjan, komuna e Gjakovës, me qëllim të zvogëlimit të dhunës në shkolla. Me këtë, numri i shkollave të pajisura me kamera vëzhgimi nga Misioni i OSBE-së shkon në gjithsejt 15.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet vizitën studimore të parlamentarëve shqiptarë në Liqenin e Konstancës për të mësuar rreth bashkëpunimit shumëpalësh dhe mbikëqyrjes parlamentare
Publishing date: 23 tetor 2018
Një delegacion i anëtarëve të Komisionit Kuvendor për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, i cili përbëhej prej deputetëve të shumicës dhe të opozitës, zhvilloi një vizitë studimore në Liqenin e Konstancës në datat 19 deri në 23 tetor 2018 për të mësuar rreth bashkëpunimit ndërkufitar të lidhur me menaxhimin e liqenit. Vizita u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri sipas një programi përshtatur nevojave të tyre, i cili kishte në qendër bashkëpunimin shumëpalësh mes parlamenteve dhe mekanizmave të mbikëqyrjes parlamentare...
Përmbyllet në Austri edicioni i katërt i Akademisë së Dialogut të OSBE-së për gra të reja
Publishing date: 22 tetor 2018
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë, Misioni i OSBE-së në Serbi
What we do: Barazia gjinore
Edicioni i katërt i Akademisë së Dialogut të OSBE-së, që mblodhi 24 pjesëmarrëse nga Prishtina dhe Beogradi, u përmbyll më 21 tetor në Stadtschlaining, Austri...
OSBE-ja dhe Ambasada Italiane trajnojnë agjencitë e zbatimit të ligjit për luftimin e korrupsionit
Publishing date: 19 tetor 2018
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Chairmanship, Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Veprimtaritë ekonomike