Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Misioni i OSBE-së në Shkup promovon hulumtimet mbi faktorët e stresit që prekin gratë police në punë
Publishing date: 8 mars 2022
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe alumnit të programit për mentorimin e grave në polici të mbështetur nga OSBE, Misioni i OSBE-së në Shkup organizoi një diskutim për njohjen dhe tejkalimin e simptomave të stresit të grave punonjëse në polici. Hulumtimet tregojnë se punonjëset e policisë përballen me stres edhe më të madh se kolegët e tyre meshkuj për shkak të komenteve negative publike nga qytetarët, nevojës së vazhdueshme për të dëshmuar veten në punë dhe nevojës për të balancuar përgjegjësitë e tyre si punonjëse, bashkëshorte dhe nëna. Ndihma punonjëseve femra për të përballuar stresin e lidhur me punën është thelbësore për t'i mbajtur ato në profesion. “Së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ne në Misionin e OSBE-së në Shkup punojmë për të mbështetur gratë në polici, për t'u siguruar që ato të avancojnë në radhët, të mbeten në profesion dhe të kontribuojnë për sigurinë dhe rendin publik. Unë besoj se praktikat e drejta të rekrutimit, ofertat arsimore, duke përfshirë mënyrën se si të përballemi me stresin, kushtet e forta të punës dhe dixhitalizimi do të ndihmojnë në nxitjen e ndryshimit, tërheqjen dhe mbajtjen e më shumë grave në polici si profesion i dominuar nga meshkujt”, tha Shefi i Misionit tonë, Ambasadori Klemens Koja, gjatë debatit. “Shoqëria lëvizë përpara vetëm me gra dhe vajza të emancipuara, të forta ekonomikisht dhe të pavarura dhe ne zotohemi se do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim. Vetëm kështu me përpjekje të përbashkëta dhe pjesëmarrje në proceset përkatëse do ta forcojmë shoqërinë e barabartë për të gjithë”, shtoi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut. “Ne si shtet progresiv që synojmë barazinë gjinore vazhdimisht punojmë për të tërhequr më shumë gra në profesionin e policisë. Për të arritur rezultate, ne vazhdojmë të eliminojmë barrierat që ndalojnë gratë të bashkohen policisë. Rezultatet tashmë janë të dukshme dhe puna në këtë drejtim mbetet një nga prioritetet kryesore për ne”, përfundoi Magdalena Nestorovska, sekretare shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
OSBE ndihmon në përmirësimin e komunikimit në gjuhët zyrtare
Publishing date: 1 mars 2022
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbajtur tetë punëtori ku janë paraqitur mjete të komunikimit dygjuhësor të zhvilluara me ndihmën e Misionit, me qëllim të avancimit të komunikimit ndërmjet zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe komuniteteve të cilave u shërbejnë. Punëtoritë e organizuara në bashkëpunim të ngushtë me Policinë dhe Zyrën e Komisionerit për Gjuhët përfshinë gjithsej 160 mbikëqyrës, zyrtarë policorë të trafikut dhe reagues të parë nga të tetë drejtoritë rajonale të Policisë.
Prezenca e OSBE-së përgatit studim fizibiliteti për program studimesh parlamentare në Shqipëri
Publishing date: 17 shkurt 2022
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri njohu partnerët akademikë, Kuvendin dhe anëtarët e shoqërisë civile me gjetjet e një studimi fizibiliteti për zhvillimin e një programi mësimor për çështjet parlamentare.
Punësimi dhe banimi social thelbësorë për përfundimin e ciklit të dhunës në familje në Kosovë, konkludim i konferencës së nivelit të lartë OSBE-BE
Publishing date: 1 shkurt 2022
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
PRISHTINË, 1 shkurt 2022- Pa fuqizim ekonomik dhe zgjidhje të banimit, viktimat e dhunës në familje do të dekurajohen nga raportimi i rasteve. Edhe në rastet kur e raportojnë dhunën, në mungesë të zgjidhjeve afatgjata ato do të detyrohen të kthehen tek dhunuesi, duke e bërë kështu esenciale gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme. Ky ishte konkludimi kryesor i konferencës së sotme të nivelit të lartë organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë me mbështetjen e Zyrës së Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë (PSBE/BE).
Misioni i OSBE-së në Kosovë mbështetë Komisionin e Pavarur të Mediave në angazhimin e publikut për të kontribuar në përmbajtje më të mirë në media
Publishing date: 20 dhjetor 2021
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) kanë nisur fushatë për angazhimin e publikut për të kontribuar në përmbajtje më të mirë në mediat audiovizuale, si edhe për të siguruar që transmetuesit të respektojnë ligjin dhe kodin e mirësjelljes.
Pabarazitë gjinore dhe korrupsioni, në fokus të konferencës të nivelit të lartë të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Publishing date: 14 dhjetor 2021
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Një konferencë e nivelit të lartë për rritjen e ndërgjegjësimit rreth pabarazive gjinore dhe korrupsionit u zhvillua, më 10 dhjetor, në Tiranë dhe Online. Kjo veprimtari e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përmbylli Javën e Integritetit në Shqipëri, e cila kishte për synim rritjen e ndërgjegjësimit për mundësitë e shumta që ofron qasja gjinore në luftën kundër korrupsionit për rritjen socio-ekonomike, forcimin e sigurisë dhe konsolidimin e demokracisë.
Prezenca e OSBE-së organizon Konferencën Ndërkombëtare rreth çështjes së të zhdukurve me forcë dhe në mënyrë të pavullnetshme
Publishing date: 14 dhjetor 2021
“Zhdukjet me forcë dhe në mënyrë të pavullnetshme në kohën e diktaturës dhe të kaluarës autoritare, si dhe konteksti bashkëkohor: një vlerësim social, ligjor dhe historik i politikave dhe mekanizmave të tranzicionit dhe transformimit”, është kjo tema e një konference ndërkombëtare, që po mbahet në Tiranë dhe online në datat 13 deri më 15 dhjetor.