Materiale
FTESË PËR APLIKIM - KONKURSI PËR GAZETARËT INVESTIGATIVË 2022
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të mbështesë tre gazetarë shqiptarë për të marrë pjesë në një shkëmbim eksperience me kolegë ndërkombëtarë të përzgjedhur për raportimin e tyre investigativ. Si një mjet për përzgjedhjen e pjesëmarrësve, Prezenca e OSBE-së hap konkursin duke ftuar gazetarët për të aplikuar. Konkursi synon artikujt më të mirë investigativë nga mediat e shkruara, TV, radio dhe online, duke shpërblyer investigimet më të mira për një nga temat e mëposhtme: 1) Lufta kundër Korrupsionit; 2) Qeverisja lokale; dhe, 3) Rinia ose Barazia Gjinore. Raportimi investigativ ka të bëjë me të kuptuarit, zbulimin, analizën dhe komunikimin pa frikë!
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.