Zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut u organizuan mirë, por korniza ligjore ende duhet të përmirësohet, thonë vëzhguesit ndërkombëtarë
SHKUP, 22 prill 2019 – Zgjedhjet presidenciale të së dielës në Maqedoninë e Veriut ishin të organizuara mirë dhe liritë themelore për tubim dhe shprehje u respektuan si dhe dita e zgjedhjeve ishte e qetë, e rregullt dhe transparente. Megjithatë, reforma e gjerë zgjedhore është ende shumë e nevojshme, përfunduan vëzhguesit ndërkombëtarë në deklaratën paraprake të publikuar sot.
“Këto zgjedhje të qeta, përgjithësisht të organizuara mirë treguan se mund të gjendet vullnet politik për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike,” tha Sereine Mauborgne, Koordinatore Speciale dhe udhëheqëse e vëzhguesve afatshkurtër të misionit të OSBE-së. “Kjo qasje konstruktive duhet të ruhet gjatë rrethit të dytë edhe më pas. Unë sinqerisht shpresoj pas këtyre zgjedhjeve do të bëhen përpjekje reale të nxirret një ligji zgjedhor koherent dhe përfundimisht të adresohen sfidat ekzistuese afatgjate”.
1.8 milion votues me të drejtë vote kishin të drejtë të votonin në 3,396 vendvotime në mbarë vendin. Megjithatë, përjashtimi automatik i votuesve bazuar në dokumentet e skaduara të identifikimit krijoi pengesë të paarsyeshme që preku rreth 11,000 qytetarë. Megjithëse janë vërejtur përmirësime në saktësinë e regjistrit të votuesve, mospërputhjet midis bazave të të dhënave shtetërore dhe formateve të ndryshme të të dhënave duhet të adresohen.
“Zgjedhjet e djeshme ishin të organizuara mirë dhe votuesit që morën pjesë në zgjedhje kishin mundësinë të bëjnë zgjedhjen e tyre të lirë,” tha Marie-Christine Dalloz, Shefe e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.” Delegacioni shpreh keqardhje që dalja e votuesve ishte e ulët për zgjedhjet presidenciale (APKE). Një funksionim i pjekur i sistemit politik dhe reforma e ligjit zgjedhor do të ri-angazhonte qytetarët dhe do të siguronte pjesëmarrjen e tyre aktive në zgjedhjen e kryetarit të tyre të shtetit. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe Komisioni i Venecias janë të gatshëm të ndihmojnë autoritetet e Maqedonisë së Veriut në implementimin e reformave.”
Fushata u zhvillua në mjedis të qetë dhe paqësor, ku të gjithë pjesëmarrësit ishin në gjendje të bënin fushatë pa pengesë dhe liritë themelore u respektuan. Zyrtarët e shtetit vepruan në drejtim të bërjes dallim të qartë midis aktiviteteve të tyre zyrtare dhe politike dhe të shmangin përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë.
“Jemi të kënaqur që pamë një fushatë që adresoi shqetësime thelbësore, me kandidatë të inkuadruar në debate me vizionet e tyre për të ardhem e Maqedonisë së Veriut,” tha Reinhold Lopatka, Shef i Delegacionit Parlamentar të OSBE-së (AP e OSBE-së). “Të tre kandidatët u shprehën për integrim të mëtejshëm Evropian ; çfarëdo të ardhme që njerëzit këtu mund të zgjedhin, zgjedhjet demokratike do të jenë vendimtare. Përpjekjet e qarta të bëra nga zyrtarët shtetërorë për të shmangur përzierjen e aktiviteteve politike dhe zyrtare, janë një zhvillim i rëndësishëm, gjë që ndihmon barazimin e fushës për garim të kandidatëve."
Administrata zgjedhore ka kryer punën e saj në mënyrë të paanshme dhe ka gëzuar besimin e shumicës së aktorëve. Megjithatë, transparenca dhe efikasiteti i KSHZ-së u pengua nga keqfunksionime teknike të sistemeve të saj të informacionit dhe komunikimit, duke ngritur dyshime rreth sigurisë së IT-së.
Monitorimi i mediave i ODIHR-së vlerësoi se transmetuesi publik mundësoi mbulim të paanshëm dhe mediat në përgjithësi prezantuan informacion të shumëllojshëm për kandidatët dhe partitë politike që i mbështetën, duke iu mundësuar votuesve të bëjnë zgjedhjen e tyre në baza të informimit të mirë. Si transmetuesit publikë ashtu edhe mediat tjera mbuluan fushatën dhe ishin kryesisht neutral gjatë raportimit të tyre, ndërsa mediat online dhe të shtypura nganjëherë kishin mungesë të balancit gjatë mbulimit.
Shqetësimet vazhdojnë mbi kornizën ligjore. Gjersa ligji lejon zgjedhje demokratike, kodi zgjedhor nuk është i përshtatur me kërkesat e garës presidenciale. Mungesa e rregullave të qarta të fushatës për kandidatët, rezultoi që disa pjesë të fushatës të kryhen në bazë të marrëveshevje ndërpartiake që nuk dha mundësi të barabarta për të gjithë kandidatët.
“Zhedhjet u zhvilluan pa pengesa, që tregon se sa shumë mund të arrihet kur ekzison vullnet i vërtetë politik,” tha Corien Jonker, Shef i misionit vëzhgues të zgjedhjeve nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). “Shpresoj që autoritetet shtetërore dhe partitë politike të vazhdojnë të punojnë në këtë frymë. Reformat zgjedhore që ODIHR i rekomandoi më herët të përfundohen, me theks në transparencën dhe llogaridhënien e financimit të fushatës."
Mungesa e raportimit të njëtrajtshëm mbi shpenzimet e kandidatëve, rregullimi i fushatës së palës së tretë dhe raportimi i partive politike që mbështesin kandidatët reduktuan transparencën e fushatës dhe efikasitetin e mbikqyrjes.
Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve përbëhet nga 240 vëzhgues nga 38 vende, duke përfshirë edhe 189 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të dërguar nga ODIHR, 39 parlamentarë dhe staf i AP të OSBE-së, dhe 12 nga APKE.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:
Andreas Baker, AP e OSBE-së +389 70636321 ose +45 601 08126, andreas@oscepa.dk
Katya Andrusz, ODIHR +389 728 07826 ose +48 725 880 257, katya.andrusz@odihr.pl
Chemavon Chahbazian, Sekretariati i APKE-së +389 706 36302 ose +33 6 50 68 76 55, Chemavon.Chahbazian@coe.int