ODIHR-i ndan përvojë me Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore në Shqipëri
Një ekip ekspertësh nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) po ndihmon Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore në ndjekjen e rekomandimeve të ODIHR-it për zgjedhjet. Si pjesë e kësaj ndihme, ekspertët, gjatë një vizite në Tiranë, nga 7 deri më 9 mars 2018, ndanë me Komisionin përvoja dhe praktika të mira për një reformë zgjedhore efektive.
Komisioni planifikon të propozojë ndryshime ligjore në pesë fusha kryesore të reformës: administrata zgjedhore, fushata, regjistrimi i zgjedhësve, përdorimi i teknologjive të reja të votimit dhe votimi i shtetasve shqiptarë jashtë vendit.
Ekspertët do të bashkëpunojnë me Komisionin përgjatë mandatit të tij gjashtëmujor, për ta ndihmuar në zbatimin e reformës zgjedhore.
Gjatë vizitës, ekspertët u takuan edhe me përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Vizita u bashkërendua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.
Të gjitha Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së janë zotuar t’i adresojnë me shpejtësi vlerësimet dhe rekomandimet e ODIHR-it, dhe ODIHR-i i ka mbështetur në vijimësi këto përpjekje.
Vizita ishte pjesë e projektit Mbështetje për Zgjedhjet në Ballkanin Perëndimor, që zbatohet në kuadër të kësaj pune.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim.