Redaksia e lajmeve
Të premten vëzhguesit e ODIHR-it për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbajnë konferencë për shtyp
SHKUP 4 shtator 2025
SHKUP, 4 shtator 2025 – Të premten, më 5 shtator vëzhguesit nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) do të mbajnë një konferencë për shtyp mbi hapjen e misionit vëzhgues për zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut.
Çfarë:
- Një njoftim mbi rolin e misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe aktivitetet e tyre të planifikuara.
Kush:
- Matteo Mecacci, Shefi i Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve
Kur:
- Me 5 shtator 2025 në ora 14:00 CET (GMT +2)
Ku:
- Double Tree by Hilton Shkup, salla Platinum 1, Bulevardi ASNOM 17, 1000 Shkup
Regjistrimi:
- Konferenca për shtyp është e hapur për të gjithë dhe nuk kërkohet akreditim për të hyrë, por do të pranohen vetëm pyetjet e gazetarëve.
- Do të sigurohet përkthim anglisht-maqedonisht dhe anglisht-shqip.
Për më shumë detaje, ju lutemi kontaktoni:
Kira Gutnikova, Analist për Media për Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve
Kira.Gutnikova@odihr.mk or +389 71 393 062
Katya Andrusz, ODIHR Zëdhënës
Katya.Andrusz@odihr.pl or +48 609 522 266