Redaksia e lajmeve
Vëzhguesit e ODIHR për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbajnë konferencë për shtyp të martën
СКОПЈЕ 6 shtator 2021
SHKUP, 6 shtator 2021 - Vëzhguesit nga Zyra e OSBE -së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), të martën më 7 shtator do të mbajnë një konferencë për shtyp për hapjen e misionit vëzhgues për zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut.
Çfarë:
- Prezantimi i rolit të Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve dhe aktivitetet e planifikuara të tij
Kush:
- Tana de Zulueta, Shefe e Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve
- Stefan Krause, Zëvendës Shef i Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve
Kur:
- 15:00 sipas kohës lokale (GMT +2) më 7 shtator 2021
Regjistrimi:
- Konferenca për shtyp do të mbahet vetëm në “Zoom”. Ju lutemi regjistrohuni deri në orën 12:00 sipas kohës lokale më 7 shtator, duke përdorur linkun në vijim
Për më shumë informacion mbi aktivitetet e Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ju lutemi vizitoni: https://www.osce.org/odihr/elections/north-macedonia