Konferenca e Vëzhguesve Ndërkombëtarë të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit do të mbahet ditën e hënë.
TIRANË, 23 prill 2021 – Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve do të mbajnë ditën e hënë, një konferencë për shtyp, për të prezantuar gjetjet e tyre në vazhdën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
Konferenca për shtyp do të mbahet online, për shkak të masave kundër pandemisw. Të gjithë gazetarët do të kenë mundësinë të shtrojnë pyetjet e tyre nëpërmjet platformës Zoom.
Çfarë:
- Konferencë për shtyp e Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri
- Pjesëmarrja në konferencë do të arrihet nëpërmjet platformës Zoom (detajet si më poshtë)
- You mund ta ndiqni atë në transmetim të drejtpërdrejtë në www.facebook.com/osce.odihr / www.oscepa.org
Kush:
- Azay Guliyev, Koordinator i veçantë dhe udhëheqës i misionit afat-shkurtër të OSBE-së për zgjedhjet.
- Aleksander Pociej, Kryetar i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE)
- Reinhold Lopatka, Kryetar i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.
- Amb. Urszula Gacek, në krye të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it.
Kur:
- 15.00 CET (GMT +2) më 26 prill 2021
Si të regjistroheni:
- Nëse dëshironi të merrni pjesë në konferencë nëpërmjet platformës Zoom, jeni të lutur të regjistroheni deri në orën 11:00 CET më 26 prill duke përdorur këtë link.
Vëzhgimi Ndërkombëtar i Zgjedhjeve, është një mision i përbashkët i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSCE PA), dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Misioni përbëhet nga 122 vëzhgues nga 20 vende të botës, përfshirë 37 ekspertë dhe vëzhgues afat-gjatë të ODIHR të angazhuar në terren, 62 parlamentarë dhe staf të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSCE PA) dhe 23 të tjerë nga Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE)
Për informacione të mëtejshme, jeni të lutur të kontaktoni:
Katya Andrusz, ODIHR: +48 609 522 266 ose katya.andrusz@odihr.pl
Anna Di Domenico, OSCE PA: +45 601 08380 ose anna.didomenico@oscepa.dk
Bogdan Torcatoriu, PACE: +33 6 50 39 29 40 ose bogdan.torcatoriu@coe.int