Materiale
Udhëzues për Rishikimin e një Kuadri Ligjor për Zgjedhjet, Botimi i Dytë
Ky Udhëzues ka si synim përcaktimin e komponentëve të kuadrit ligjor që rregullon zgjedhjet dhe detajimin e standardeve lidhur me secilin prej komponentëve të nevojshëm për zgjedhje demokratike. Me anë të tij synohet që të kontribuohet për rregullsinë, besueshmërinë, koherencën dhe saktësinë e rishikimit dhe përgatitjes së legjislacionit për zgjedhjet. Kësisoj, ky Udhëzues mund të shërbejë për të orientuar njëherazi si ata që kryejnë rishikimin e legjislacionit për zgjedhjet ashtu edhe autoritetet kombëtare kur hartojnë ose ndryshojnë dokumentet lidhur me zgjedhjet.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.