Materiale
Manual për Regjistrimin e Popullsisë
Ky manual shërben si mjet për profesionistët e fushës, autoritetet përkatëse dhe
vendimmarrësit politikë në Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së për ta përdorur kur
vlerësojnë efikasitetin e sistemeve të tyre kombëtare për regjistrimin e popullsisë dhe,
kur është e nevojshme, për reformimin e tyre.
ODIHR-i e hartoi këtë Manual si përgjigje ndaj numrit në rritje të kërkesave nga Shtetet pjesëmarrëse për ekspertizë dhe këshillim lidhur me politikat e ndjekura. Përmes këtij manuali nuk synohet përcaktimi i normave ose standardeve. Megjithatë, ky manual sqaron parimet kryesore ku bazohet krijimi dhe ruajtja e modeleve funksionale të regjistrimit të popullsisë në shoqëritë demokratike.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.