Analizë e zbatimit të legjislacionit për veprat penale të motivuara nga urrejtja dhe për gjuhën e urrejtjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për periudhën janar 2019 – qershor 2024

Ndryshimet e Kodit Penal të vitit 2019, me të cilat për herë të parë u fut përkufizimi i veprës penale të motivuar nga urrejtja dhe urrejtja u njoh si rrethanë rënduese gjatë kryerjes së veprave penale, përbënin një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes më të fortë nga incidentet e tilla.
Analiza vlerëson efektivitetin dhe rëndësinë e legjislacionit për krimet e urrejtjes dhe gjuhën e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut në një periudhë pesëvjeçare (janar 2019 – qershor 2024). Ajo shqyrton se si këto ligje zbatohen nga organet e rendit dhe gjyqësori, identifikon boshllëqet kryesore dhe ofron rekomandime për përmirësim. Në analizë është përdorur një qasje e kombinuar: të dhëna sasiore nga mbi 50 institucione, përfshirë 78 aktakuza dhe vendime gjyqësore (64 të identifikuara si krime të urrejtjes), së bashku me analizë juridike.
Edhe pse korniza ligjore është solide, analiza nxjerr në pah sfida në zbatimin e qëndrueshëm, identifikimin e rasteve dhe koordinimin institucional. Raporti thekson elementet që funksionojnë dhe ato që kanë nevojë për përmirësim, duke ofruar hapa konkretë për një zbatim më efektiv të ligjeve kundër krimeve të urrejtjes dhe për mbrojtje më të mirë të personave në rrezik.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.