Materiale
Hapësirat e sigurta kanë rëndësi – Veprim i përbashkët për të luftuar dhunën ndaj grave dhe vajzave
13 maj 2025
Misioni i OBSE-së në Shkup, në partneritet me gjashtë organizata të shoqërisë civile, Kabinetin e Presidentes dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, prezantuan Deklaratën e Qëllimit për të promovuar hapësira më të sigurta për gratë e reja dhe vajzat në Maqedoninë e Veriut. Përmes dhjetë pikave konkrete të veprimit, Misioni mbështetë përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin, forcuar arsimin dhe avokuar për ndryshime sistemike për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. Lexoni Deklaratën e plotë këtu: https://www.osce.org/mission-to-skopje/582838