Redaksia e lajmeve
Deklarata e Misionit të OSBE-së në Shkup lidhur me faqen e kompromituar në Facebook
Shkup 21 janar 2023
Shkup, 21 janar 2023 – Facebook faqja zyrtare e Misionit në Shkup është hakuar së fundmi. Ne kemi ndërmarrë tashmë të gjithë hapat e nevojshëm për t'i raportuar ekipit menaxhues të Facebook, dhe derisa kjo të zgjidhet, të gjitha postimet ose mesazhet e marra nga llogaria e hakuar nuk janë të autorizuara nga OSBE.
Ky incident është një tjetër rikujtim i kërcënimeve kibernetike në epokën e sotme digjitale, të cilat pa përjashtim prekin bizneset private, qeverinë dhe organizatat ndërkombëtare.