Materiale
Gjinia dhe diversiteti në gjyqësor, Maqedonia e Veriut
Publikimi është studim bazë që trajton konsideratat gjinore dhe të diversitetit në sistemin e drejtësisë duke sjellë pikëpamjen ndërkombëtare për të kuptuarit vendas të rolit të grave në gjyqësor, si dhe duke ofruar të dhëna dhe analiza përkatëse nga perspektiva gjinore dhe diversiteti (etnia, gjuha, paaftësia, mosha, statusi social, feja ose besimi). Studimi reflekton mbi situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe ofron rekomandime që do të shërbenin si bazë solide për ndërhyrjet e ardhshme të bazuara në fakte, si dhe të qëndrueshme për ndërtimin e një sistemi drejtësie më gjithëpërfshirës në përputhje me zgjidhjet e praktikave të mira të theksuara nga OSBE/ODIHR.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.