Materiale
Misioni i OSBE-së në Shkup përfundoi projektin që synon rritjen e sigurisë së depove ekzistuese të Armëve të Vogla dhe të Lehta
26 maj 2021
Misioni i OSBE-së në Shkup implementoi projektin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL), i cili rriti sigurinë e 15 depove të armëve të Ministrsë së Brendshme, duke ofruar në këtë mënyrë sigurinë e qytetarëve në vend. Projekti përfshiu punimet e ndërtimit, instalimin e sistemit të alarmit dhe telekomunikacionit, si dhe rrjetëzimin e stacioneve brenda Ministrisë, duke siguruar kështu mbrojtjen e nivelit të lartë nga qasja e paautorizuar në depot e armëve zyrtare.
Projekti me vlerë 1.5 milion Euro, i përkrahur nga BE dhe Zyra e Jashtme Gjermane, filloi në vitin 2017 dhe përfundoi në vitin 2021.