Materiale
Udhëzime për zbatimin e parimit të mosdënimit të viktimës së trafikimit me qenie njerëzore dhe trafikimit me fëmijë
Misioni i OSBE-së në Shkup ka përgatitur këtë botim në bashkëpunim me Komisionin Kombëtar për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Migracionit të Paligjshëm dhe Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë ‘Pavel Shatev’, me qëllim që të ndihmojë të gjitha organet dhe subjektet kompetente që trajtojnë veprat lidhur me trafikimin njerëzor dhe trafikimin e fëmijëve të zbatojnë siç duhet parimin e mos-ndëshkimit të viktimave.
Udhëzimet kanë për qëllim të shërbejnë si mjet praktik në punën e organeve për zbulim, ndjekje dhe dënimin e këtyre krimeve të rënda, si dhe të organeve dhe institucioneve përgjegjëse për parandalimin, identifikimin, ndihmën dhe mbështetjen e viktimave dhe organizatave të shoqërisë civile për të njohur dhe përcaktuar prezumimet e mos-ndëshkimit të viktimës.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.