Përfaqësuesja e Lirisë së Mediave e OSBE-së dënon sulmin ndaj gazetarit në Prishtinë
Vjenë, 12 korrik 2012 – Dunja Mijatoviq, Përfaqësuese e OSBE-së për Lirinë e Mediave ka shprehur keqardhje sot në lidhje me sulmin fizik ndaj Halil Matoshit, kolumnist i gazetës Koha Ditore në Prishtinë.
Matoshi është sulmuar në mbrëmjen e 10 korrikut nga tre persona të panjohur kur po largohej nga një ngjarje kulturore në Prishtinë. Matoshi arriti të shpëtojë dhe më vonë u trajtua në spital. Gazetari është i njohur për gazetari hulumtuese dhe kritikë ndaj politikanëve dhe zyrtarëve publikë.
“Ky sulm ka mundur të jetë fatal për gazetarin. Jam e lumtur që Halil Matoshi arriti t’u shmanget sulmuesve”, tha Mijatoviq. “Dhuna ndaj gazetarëve është sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe shoqërisë në përgjithësi, dhe unë fuqimisht i dënoj aktet e tilla”.