E Dërguara e Posaçme e Kryetarit të Radhës të OSBE-së do të vizitojë Shqipërinë
HELSINKI, 21 nëntor 2025 – E Dërguara e Posaçme e Kryetarit të Radhës të OSBE-së, ambasadorja Terhi Hakala, do të vizitojë Tiranën, nga 24 deri më 26 nëntor, për t’u takuar me zyrtarë të lartë, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe të organizatave rinore të shoqërisë civile. Qëllimi i vizitës është forcimi i mëtejshëm i partneritetit të OSBE-së me Shqipërinë dhe me Evropën Juglindore.
Gjatë vizitës, e Dërguara e Posaçme Hakala do të hapë konferencën rajonale mbi dhunën me bazë gjinore në internet, si edhe konferencën për 50-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit.
Përgjatë vizitës, e Dërguara e Posaçme Hakala do të bashkëpunojë edhe me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.
Informacionet më të fundit nga Kryesia finlandeze e Radhës e OSBE-së mund të gjenden në: https://www.osce.org/chairpersonship dhe në X: @Finland_OSCE
Më shumë informacion:
Marja Rosvall, Drejtuese e Ekipit, Task Forca e Kryesisë finlandeze të Radhës të OSBE-sëmarja.rosvall@gov.fi, +358 295 350 347