Kryetari i Prezencës së OSBE-së përgëzon për protestën paqësore
TIRANË, 18 tetor 2012 – Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth, mirëpriti natyrën paqësore të protestës që zhvilluan sot, përpara Kuvendit të Shqipërisë, një grup ish të përndjekurish politikë.
“E drejta për të zhvilluar protesta paqësore është thelbësore në qeverisjen demokratike. Unë i përgëzoj të gjithë ata që u përfshinë në manifestimin e sotëm – si protestuesit, ashtu edhe punonjësit e policisë – për sigurimin e një atmosfere konstruktive”, tha Wollfarth.
“Protesta e sotme, si dhe greva e urisë që po zhvillojnë disa ish të përndjekur politikë, ngrenë çështje themelore për Shqipërinë. Demokracia kërkon dialog. Ashpërsimi i mëtejshëm i deklaratave politike publike vetëm sa acaron një situatë tashmë të tensionuar. Prandaj, unë i nxis të gjitha palët, përfshirë shoqërinë civile, të angazhohen në një diskutim të sinqertë, me qëllim gjetjen e një rruge konstruktive për të ecur përpara”.