Kryetari i Prezencës së OSBE-së mirëpret zgjedhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri
TIRANË, 11 tetor 2012 – Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth, mirëpriti zgjedhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, ditën e sotme.
“Zgjedhja e sotme e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfshirë kreun e institucionit, është një hap i parë i rëndësishëm drejt zbatimit të Kodit të ri Zgjedhor”, tha ai.
“Unë i nxis të gjithë aktorët të punojnë së bashku dhe të dëshmojnë vullnetin e kërkuar politik për të zbatuar më tej Kodin e ri Zgjedhor, plotësisht dhe në frymë të mirë. Kjo nevojitet për të krijuar besim në të gjitha nivelet – mes votuesve, komisionerëve zgjedhorë dhe politikanëve – duke ofruar, njëkohësisht, një fushë loje të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”.
Wollfarth përsëriti gatishmërinë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për të ndihmuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë aktorët e tjerë në zbatimin e legjislacionit zgjedhor.