Redaksia e lajmeve
Kryetari i Prezencës së OSBE-së nxit për përpjekje të përbashkëta të politikanëve shqiptarë për ta çuar vendin përpara
10 tetor 2012
TIRANË, 10 tetor 2012 – Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth, nxiti sot politikanët shqiptarë të shtojnë përpjekjet e tyre për të punuar së bashku për të ardhmen e vendit.
“Përpjekjet e përbashkëta të vijueshme nga të gjitha kampet politike mund ta çojnë vendin përpara, në të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca e OSBE-së vijon të ofrojë mbështetje në këtë proces, bazuar në mandatin e saj”, tha Wollfarth.
Ai i bëri këto komente pas botimit të Raportit të Progresit për Shqipërinë për vitin 2012 nga Komisioni Evropian.