Redaksia e lajmeve
Kryetari i Prezencës së OSBE-së mirëpret zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë
11 qershor 2012
TIRANË, 11 qershor 2012 – Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, mirëpriti sot zgjedhjen e Bujar Nishanit në postin e Presidentit të Shqipërisë.
"Zgjedhja e z. Nishani si president i ardhshëm i Shqipërisë është lajm i mirë. Ne e çmojmë punën e vendosur të Ministrit për shtetin e së drejtës, në projekte të shumta me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri. Unë jam i bindur se dija e tij e thellë dhe përvoja e gjerë do të bëjnë që ai t'i shërbejë vendit të tij në mënyrën më konstruktive," tha Wollfarth.