Prezenca e OSBE-së zhvillon seminare për raportimin gjatë zgjedhjeve, në prag të zgjedhjeve vendore në Shqipëri
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi, gjatë muajit prill, një sërë seminaresh trajnimi për raportimin gjatë zgjedhjeve me gazetarë në katër qarqe të vendit. Projekti u zbatua në prag të zgjedhjeve vendore të 8 Majit, me qëllim për të rritur më tej cilësinë e raportimeve të medias, veçanërisht të medias lokale, gjatë fushatës zgjedhore, Ditës së Zgjedhjeve dhe më tej.
Gjatë seminarit, gazetarët në Shkodër, Fier, Gjirokastër dhe Korçë u njohën më mirë me raportimin gjatë procesit zgjedhor, funksionimin e institucioneve të administrimit të zgjedhjeve dhe se si të marrin informacion lidhur me zgjedhjet.
Trajnimi u zhvillua nga ekspertët Rastislav Kuzel and Ivan Godarsky, të cilët punojnë për MEMO 98, një organizatë jo-qeveritare sllovake me përvojë të gjerë në monitorimin dhe studimin e medias. Ana Tenolli, eksperte ligjore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i njohu pjesëmarrësit me dispozitat e Kodit Zgjedhor lidhur me median.