Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Luftimi i trafikimit të paligjshëm të armëve dhe kontrabanda e emigrantëve në fokusin e evenimentit rajonal të nivelit të lartë të mbajtur në Shkup
Publishing date: 5 nëntor 2024
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Kontrolli i armëve, Menaxhimi i kufijve, Policimi
SHKUP, 5 nëntor 2024- Krimi i organizuar parqet një kërcënim urgjent në Evropën Juglindore, ku trafikimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe kontrabanda me emigrantët rrezikojnë sigurinë rajonale dhe globale. Për t’u kundërvënë këtyre çështjeve dhe për të nxitur aksion të koordinuar në mbarë rajonin, Misioni i OSBE-së në Shkup, në bashkëpunim me EU4FAST, organizon një Konferencë të nivelit të lartë të bashkëpunimit midis policisë dhe doganave që mbahet në Shkup nga 5 deri më 7 nëntor.
Grupi Ndërkombëtar i Punës për Zgjedhjet takon shoqërinë civile
Publishing date: 1 nëntor 2024
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Demokratizimi, Zgjedhjet
Më 1 nëntor 2024, Prezenca e OSBE-së organizoi një takim informues të “Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet” me disa nga organizatat kryesore të shoqërisë civile, që punojnë në mënyrë aktive në çështjet zgjedhore.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri forcon bashkëpunimin me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit Shqiptar në luftë kundër trafikimin të qenieve njerëzore
Publishing date: 1 nëntor 2024
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka forcuar përpjekjet në luftë kundër trafikimit të qenieve njerëzore duke organizuar një varg prej gjashtë takimesh në nivel lokal me prokurorë dhe oficerë të policisë gjatë muajve shtator e tetor të këtij viti. Takimet synonin trajtimin e sfidave të lidhura me hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore dhe u drejtuan nga një Task Forcë e specializuar, e ngritur nën një projekt të OSBE-së. Kjo Task Forcë përfshin përfaqësues nga Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Gjatë takimeve, Task Forca parashtroi rekomandime kyçe për të përmirësuar hetimet e trafikimit të qenieve njerëzore, duke u fokusuar në një qasje ndërinstitucionale e me në qendër viktimat. Morën pjesë në këto veprimtari 29 oficerë policie dhe 20 prokurorë, shumë prej të cilëve me role të larta si drejtues rajonalë prokurorie dhe drejtorë policie. Ata zhvilluan diskutime gjithëpërfshirëse, duke ndarë njohuri rreth rasteve komplekse dhe duke identifikuar fushat ku nevojiten përmirësime strukturore në luftë kundër trafikimit. Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e krijimit të njësive të dedikuara kundër trafikimit dhe nxitjes së një bashkëpunimi më të fortë ndërmjet agjencive të ndryshme për një hetim më efikas të rasteve, fuqizuar mbledhjen e provave dhe për rezultate më të larta në ndjekjen e tyre penale. Vëmendje e veçantë iu kushtua Vendimit Unifikues të vitit 2022 të Gjykatës së Lartë e Shqipërisë për Trafikimin e Njerëzve dhe Udhëzimit të nxjerrë nga Prokuroria e Përgjithshme, i cili përfshin një mekanizëm monitorues për ndjekjet penale të rasteve të trafikimit, sipas rekomandimeve të OSBE-së. Kjo nismë theksoi nevojën për një njohje më të thelluar të natyrës komplekse të trafikimit të qenieve njerëzore për një mbrojtje më të fuqishme të viktimave dhe për rritjen e kapaciteteve të agjencive ligj zbatuese për parandalimin dhe ndjekjen penale efikase të krimeve të lidhura me këtë fenomen. Këto takime janë pjesë e fazës së dytë të projektit të Prezencës së OSBE-së të titulluar, “Fuqizimi i kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore”. Ky projekt, i financuar nga Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Italia dhe Irlanda, ndjek një fazë të parë të suksesshme që prodhoi një Raport të Detajuar mbi hetimet dhe ndjekjet penale të trafikimit të qenieve njerëzore. Gjetjet nga ky studim janë miratuar nga institucionet brenda Task Forcës dhe në takimet rajonale.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizon seminarin për fuqizimin e vajzave dhe grave në sigurinë kibernetike
Publishing date: 24 tetor 2024
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Sajber/ TIK Siguri, Arsimi, Barazia gjinore, Rinia
Me synimin për të fuqizuar vajzat dhe gratë në sigurinë kibernetike, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, organizoi, më 24 tetor 2024, një seminar me dëshmi dhe panele diskutimesh me gra të suksesshme në këtë fushë.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizon Forumin e 10-të vjetor për Zhvillimin e Medias
Publishing date: 23 tetor 2024
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Përfaqësues të medias, institucioneve publike, bota akademike dhe shoqëria civile u mblodhën në Forumin e 10-të vjetor të Zhvillimit të Medias, të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, një ngjarje kyçe e fokusuar në të ardhmen e lirisë dhe integritetit të medias në vend.
Prezenca e OSBE në Shqipëri ndihmon organet ligjzbatuese shqiptare për përmirësimin e menaxhimit të informatorëve
Publishing date: 23 tetor 2024
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Në datat 21-23 tetor 2024, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvilloi një kurs trajnim treditor me fokus menaxhimin e informatorëve për Njësinë e Menaxhimit të Informatorëve të Policisë Shtetit. Në këtë veprimtari trajnimi merrnin pjesë edhe përfaqësues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe zyrtarë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Programin Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnime të Hetimeve Kriminale (ICITAP) të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve. Programi i trajnimit përfshinte tema të tilla sikurse përzgjedhja, menaxhimi dhe trajtimi i informatorëve, si dhe praktikat më të mira për operacione të suksesshme dhe hetime të përbashkëta ndërkombëtare. Aktiviteti zhvillohet në kuadër të projektit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Mbështetje agjencive shqiptare të zbatimit të ligjit për të luftuar me efikasitet krimet e rënda dhe krimin e organizuar dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal Faza V”. Ky projekt synon t’i mbështesë e ndihmojë agjencitë ligjzbatuese shqiptare për luftimin e krimit të të organizuar kombëtar e ndërkombëtar dhe krimeve të rënda në mënyrë sa më efikase e në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe për përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë e rajonalë.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizon vizitë studimore për votimin nga jashtë vendit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Publishing date: 18 tetor 2024