-
Our work
-
Fields of work
- Arms control
- Border management
- Combating trafficking in human beings
- Conflict prevention and resolution
- Countering terrorism
- Cyber/ICT Security
- Democratization
- Economic activities
- Education
- Elections
- Environmental activities
- Gender equality
- Good governance
- Human rights
- Media freedom and development
- Migration
- National minority issues
- Policing
- Reform and co-operation in the security sector
- Roma and Sinti
- Rule of law
- Tolerance and non-discrimination
- Youth
- Field operations
- Projects
-
Meetings and conferences
- Summit meetings
- Review Conferences
- Ministerial Council meetings
- Plenary meetings of the Permanent Council
- Plenary Meetings of the Forum for Security Co-operation
- Security Review Conferences
- Annual Implementation Assessment Meetings
- Economic and Environmental Forum
- Economic and Environmental Dimension Implementation Meetings
- Human rights meetings
- Media conferences
- Cyber/ICT security conferences
- Conference of the Alliance against Trafficking in Persons
- Gender Equality Review Conferences
- Annual OSCE Mediterranean conferences
- Annual OSCE Asian conferences
- Partnerships
-
Fields of work
-
Countries
- All
-
Participating States
- Albania
- Andorra
- Armenia
- Austria
- Azerbaijan
- Belgium
- Belarus
- Bosnia and Herzegovina
- Bulgaria
- Canada
- Croatia
- Cyprus
- Czech Republic
- Denmark
- Estonia
- Finland – OSCE Chairpersonship 2025
- France
- Georgia
- Germany
- Greece
- Holy See
- Hungary
- Iceland
- Ireland
- Italy
- Kazakhstan
- Kyrgyzstan
- Latvia
- Liechtenstein
- Lithuania
- Luxembourg
- Malta
- Moldova
- Monaco
- Mongolia
- Montenegro
- The Netherlands
- North Macedonia
- Norway
- Poland
- Portugal
- Romania
- Russian Federation
- San Marino
- Serbia
- Slovakia
- Slovenia
- Spain
- Sweden
- Switzerland
- Tajikistan
- Türkiye
- Turkmenistan
- Ukraine
- United Kingdom
- United States of America
- Uzbekistan
- Asian Partners for Co-operation
- Mediterranean Partners for Co-operation
-
Structures and institutions
- Chairpersonship
-
Secretariat
- Secretary General
- Office of the Secretary General
- Conflict Prevention Centre
- Transnational Threats Department
- Office of the Special Representative and Co-ordinator for Combating Trafficking in Human Beings
- Office of the Co-ordinator of OSCE Economic and Environmental Activities
- Gender Issues Programme
- Opportunities for Youth
- Department of Human Resources
- Department of Management and Finance
- Office of Internal Oversight
- Documentation Centre in Prague
- Institutions
-
Field operations
- Presence in Albania
- Centre in Ashgabat
- Programme Office in Astana
- Programme Office in Bishkek
- Mission to Bosnia and Herzegovina
- Programme Office in Dushanbe
- Mission in Kosovo
- Mission to Moldova
- Mission to Montenegro
- Mission to Serbia
- Mission to Skopje
- Project Co-ordinator in Uzbekistan
- Closed field activities
- Parliamentary Assembly
- Court of Conciliation and Arbitration
- Organizational structure
- About us
Press release
OSBE-ja dhe Ambasada Italiane trajnojnë agjencitë e zbatimit të ligjit për luftimin e korrupsionit
- Data:
- Place:
- PRISHTINË
- Burimi:
- OSCE Chairpersonship, OSCE Mission in Kosovo
- Fields of work:
- Veprimtaritë ekonomike
PRISHTINË, 19 tetor 2018 – Mbi 40 përfaqësues të agjencive të zbatimit të ligjit në Kosovë përfunduan sot një program të avancuar trajnimi kundër korrupsionit, organizuar nga Kryesia Italiane e OSBE-së 2018, Misioni i OSBE-së dhe Ambasada Italiane në Prishtinë.
Ngjarja treditore, mbajtur nën ombrellën e Kryesisë Italiane të OSBE-së 2018, mblodhi zyrtarë nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor, Agjencia Anti-Korrupsion, Njësia e Inteligjencës Financiare, si dhe institucione të ndryshme të drejtësisë. Trajnimi ka pasur për qëllim forcimin e kapaciteteve për luftim të korrupsionit përmes prezantimit të përvojave dhe praktikave më të mira të shërbimit italian Guardia di Finanza si dhe Prokurorisë italiane.
“Jemi të lumtur që na u dha mundësia të kontribojmë, duke dërguar ekspertët tanë më të mirë në Prishtinë. Për fat të keq, korrupsioni është problem në mbarë botën, por besoj që vendi im, e posaçërisht Guardia di Finanza, kanë një përparësi në këtë drejtim, pasi që jemi mjaft të avancuar në hetimin dhe ndjekjen e korrupsionit”, theksoi Alessandro Azzoni, Përfaqësues i Përhershëm i Italisë në OSBE.
Gjatë programit, pjesëmarrësit ndoqën modulet për tema si: aktivitetet parandaluese dhe masat represive; gjurmimi i rrjedhave financiare në hetimet e pastrimit të parave; mjetet juridike ndërkombëtare për hetimin e korrupsionit; teknikat hetuese; si dhe konfiskimi i pasurive të fituara në aktivitete kriminale.
“Kosova po bën përparim në regjistrin e saj të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, por këto përpjekje duhen mbështetur e përforcuar më tutje”, tha Jan Braathu, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë. “Misioni i OSBE-së në Kosovë është partner i Policisë së Kosovës, sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial. Bashkë me Ambasadën Italiane dhe Kryesinë e OSBE-së, mëtojmë të mbështesim, inkurajojmë e të aftësojmë institucionet e Kosovës, me trajnime të specializuara, të vazhdojnë përpjekjet e tyre kundër korrupsionit”.
Piero Sardi, Ambasadori Italian në Prishtinë, tha që Italia mbështet luftën kundër korrupsionit, e cila është pjesë e luftës më të gjerë ndaj krimit të organizuar, por edhe në kuadër të përpjekjeve të përgjithshme për përforcim, zbatim e edhe ekzekutim të sundimit të ligjit, kudo që nevojitet. “Lufta ndaj korrupsionit është pjesë thelbësore e forcimit të sundimit të ligjit, pasi që korrupsioni është dëmtues ndaj qytetarëve, e çrregullon funksionimin efektiv të institucioneve. Ai vë një barrë financiare mbi sistemin ekonomik, si dhe çrregullon vetë indin e shoqërisë. Në afat të mesëm e të gjatë, korrupsioni minon potencialin zhvillimor të Kosovës, si në fushat ekonomike ashtu edhe ato sociale”.
Si vazhdimësi, që nga nëntori 2018 e deri në mars 2019, Qeveria Italiane do të mbështesë një projekt që mëton të rrisë efektshmërinë dhe efikasitetin e Inspektoratit Policor në Kosovë në kryerjen e hetimeve penale në rastet e shkeljeve të dyshuara nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Projekti do të shtyjë përpara kapacitetet e Inspektoratit në mbrojtje të identitetit të informatorëve dhe sinjalizuesve, në hetim të parregullsive financiare, analiza të rrezikut të korrupsionit në polici, si dhe në përforcim të testimit të integritetit në polici.
Kryesia Italiane e OSBE-së ka identifikuar anti-korrupsionin si një prej prioriteteve të saj më të larta.