Skip Links

Press release

Përpjekjet e vazhdueshme për zbatimin e agjendës reformuese krijojnë mundësi të veçantë për progres, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së në Shkup

Data:
Place:
SHKUP
Burimi:
OSCE Secretary General, OSCE Mission to Skopje

SHKUP, 17 nëntor 2017 – Me tejkalimin e suksesshëm të krizës politike dhe përpjekjet e vazhdueshme për zbatimin e agjendës reformuese, krijohet mundësi e veçantë për progres, tha Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger, gjatë vizitës dyditore në Shkup, e cila përfundoi të premten. 

Sekretari i Përgjithshëm u takua me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov, si dhe me përfaqësues të lartë të grupeve parlamentare dhe anëtarë të shoqërisë civile.

“Të gjithë subjektet duhet t’i bashkojnë forcat në përforcimin e proceseve demokratike dhe rivendosjen e besimit në institucionet e vendit, duke vendosur mekanizma efikase të kontrollit,” tha Greminger.

Ai theksoi nevojën për t'u fokusuar në reformat strukturore afatgjata në fushat si sundimi i ligjit, liria e medias, qeverisja demokratike, policia dhe sektori i sigurisë. “OSBE-ja, institucionet e saj dhe në veçanti Misioni i OSBE-së në Shkup do të vazhdojnë të punojnë në partneritet me institucionet vendase në mbështetje të reformave të dakorduara në fushat kryesore”.

Greminger inkurajoi hapa të mëtejshëm për ndërtimin e një shoqërie kohezive dhe për avancimin e zbatimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Ai gjithashtu i përshëndeti përpjekjet për përforcimin e marrëdhënieve të  fqinjësisë së mirë, përfshirë edhe nënshkrimin e një marrëveshjeje miqësie me Bullgarinë.

Gjatë vizitës së tij, që gjithashtu e shënoi 25 vjetorin e Misionit, Greminger u shoqërua nga Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorja Nina Suomalainen. Ai mbajti edhe një takim të hapur me stafin e Misionit.

 

 


Contacts

Communication and Media Relations Section

OSCE Secretariat