Skip Links

Press release

Kryesuesi i OSBE-së Kurz dhe Sekretari Gjeneral Zannier dënojnë fuqishëm sulmin në Parlamentin në Shkup Vjenë, 27 prill, 2017

Data:
Place:
Vjenë
Burimi:
OSCE Chairpersonship, OSCE Secretary General
Fields of work:
Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve

Vjenë, 27 prill, 2017 – Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministër i punëve të jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, si dhe Sekretari Gjeneral, Lamberto Zannier, e dënojnë fuqishëm sulmin e sotshëm në ndërtesën e Parlamentit në Shkup. Dhuna nuk mund t'i zëvendësojë zgjidhjet politike. Zgjidhjet e tilla duhet të gjinden në proceset demokratike në mënyrë të përgjegjshme.

“Sulmet mbi disa deputetë të Parlamentit, dhe hyrja e dhunshme në ndërtesën e Parlamentit, që është zemra e demokracisë së vendit, është shokuese. Ky është akt frikësimi, sulm mbi përfaqësimin e njerëzve, të cilin unë e dënoj qartazi, “ tha Kurz. “Qetësia dhe rregulli duhet të kthehen menjëherë. Bëj thirrje te të gjitha palët që të përmbahen nga eskalimi i mëtejshëm i tensioneve dhe i dhunës.“     

Sekretari Gjeneral, Lamberto Zannier, tha se dhuna nuk ka vend në proceset politike. “Dhuna duhet të ndërpritet menjëherë. Forcat e rendit duhet të sigurojnë siguri të deputetëve të Parlamentit, dhe t'i sjellin përpara drejtësisë kryerësit.” 

Kryesuesi i OSBE-së dhe Sekretari Gjeneral u bëjnë thirrje aktorëve politik të vazhdojnë me dialogun në Parlament, të respektojnë parimet demokratike, si dhe të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve të dhjetorit të kaluar.


Contacts

Communication and Media Relations Section

OSCE Secretariat