Kushtet e përdorimit për faqet e mediave sociale të OSBE-së
Terminologjia
“Faqet e medias sociale” përdoret në këtë tekst duke iu referuar profileve zyrtare të OSBE-së në mediat sociale dhe rrjetet sociale, përfshi, por jo kufizuar në Facebook, Twitter, YouTube, Google+, Instagram dhe SoundCloud.Qëllimi
Qëllimi i faqeve të medias sociale të OSBE-së është të arrijë një audiencë sa më të gjërë lidhur me punën dhe aktivitetet e OSBE-së në mbarë botën në apo përtej rajonit ku vepron OSBE. Për ngjarjet dhe aktivitetet lokale, ju lutem ndiqni mediat sociale të Misioneve në vendet përkatëse si dhe webpfaqen e OSBE-së.Politika e privatësisë
Duke përdorur mediat sociale dhe këtë faqe, ju pranoni praktikat e përshkruara për mediat sociale përkatëse të cekura nën “Politika e privatësisë”. Më tepër informata për politikat e privatësisë së mediave sociale mund të gjendet këtu:Siguria
Pjesëmarrja në faqen e mediave sociale të OSBE-së është vullnetare. Ju jeni përgjegjës për mirëmbajtjen e privatësisë së regjistrimit tuaj dhe jeni plotësisht përgjegjës për gjitha aktivitetet gjatë regjistrimit tuaj. Ju jeni dakord të njoftoni menjëherë median përkatëse sociale nga çfarëdo keqpërdorimi i regjistrimit apo llogarisë suaj ose çfarëdo shkelje të sigurisë, si dhe të siguroheni se jeni çregjistruar nga llogaria juaj. OSBE nuk mund të jetë përgjegjës për çfarëdo humbje apo dëmtimi nga dështimi juaj në përputhje me këtë pjesë.Sjellja e anëtarëve
Duhet të kuptoni se të gjitha informacionet, të dhënat, mesazhet apo materialet tjera (“Përmbajtje”), pavarësisht nëse janë të postuar në mënyrë publike apo private, janë vetëm përgjegjësia e personit që i ka shkruar. Kjo do të thotë se ju, dhe jo OSBE, jeni plotësisht përgjegjës për të gjitha përmbajtjet që i postoni, dërgoni nëpërmjet postës elektronike, transmetoni apo mundësoni në mënyrë tjetër nëpërmjet faqes së mediave sociale të OSBE-së. OSBE nuk i kontrollon përmbajtjet e krijuara nga përdoruesit tjerë dhe të postuara në këtë faqe, përveç në raste të përshkruara më poshtë, dhe në këtë mënyrë nuk garanton saktësinë, integritetin ose cilësinë e përmbajtjes së tillë. Duhet të kuptoni se duke përdorur faqet e mediave sociale të OSBE-së, mund të ekspozoheni në përmbajtje ofenduese, të pahijshme ose të pakëndshme. OSBE në asnjë mënyrë nuk do të jetë përgjegjës për asnjë përmbajtje, përfshi, por jo i kufizuar në, çfarëdolloj gabimesh apo lëshimesh në të gjitha përmbajtjet, ose për çfarëdolloj humbjesh ose dëmesh të pësuara si rezultat nga përdorimi i ndonjë përmbajtjeje të postuar, dërguar nëpërmjet postës elektronike, transmetuar apo mundësuar në mënyrë tjetër nëpërmjet faqeve të mediave sociale të OSBE-së. Ju pajtoheni të mos përdorni faqen e mediave sociale të OSBE-së:- për të postuar, dërguar nëpërmjet postës elektronike, transmetuar ose duke mundësuar në mënyrë tjetër përmbajtje e cila është e paligjshme, e dëmshme, kërcënuese, abuzive, ngacmuese, torturuese, ofenduese, vulgare, pahijshme, shpifëse, ndërhyrëse në intimitetin e tjetërkujt, urrejtëse, rasore, etnike ose ofenduese në ndonjë mënyrë tjetër;
- për të penguar rrjedhën normale të dialogut ose për të vepruar në mënyrë tjetër që ndikon negativisht në mundësinë e përdoruesit tjetër për t’ju bashkuar këmbimit të informacioneve
- për të dëmtuar të miturit në çdolloj aspekti;
- për tu shtirur si ndonjë person apo subjekt tjetër;
- për të postuar, dërguar nëpërmjet postës elektronike, transmetuar ose mundësuar në mënyrë tjetër përmbajtje për të cilën nuk gëzoni të drejtën për ta publikuar sipas të gjitha ligjeve ose marrëdhënieve kontraktore ose në mirëbesim (siç janë informata të brendshme, informacione të patentuara apo të dhëna sekrete të fituara ose të zbuluara si pjesë e marrëdhënieve të punës ose të marrëveshjeve në mirëbesim);
- për të postuar, dërguar nëpërmjet postës elektronike, transmetuar ose mundësuar në mënyrë tjetër përmbajtje e cila shkel çdolloj patentë, markë tregtare, sekret tregtar, të drejtat autoriale ose të drejta tjera pronësie (“Të drejta”) të çdo pale;
- për të postuar, dërguar nëpërmjet postës elektronike, transmetuar ose mundësuar në mënyrë tjetër çdo lloj reklamimi të palejuar ose paautorizuar, materiale promovuese, “junk mail”, “spam”, “letra të dërguara si pjesë e ndonjë zinxhiri”, “skema piramidore”, ose çfarëdo formë tjetër të ngjashme;
- për të postuar, dërguar nëpërmjet postës elektronike, transmetuar ose mundësuar në mënyrë tjetër çfarëdo materiali që përmban viruse të softuerit ose kode tjera kompjuterike, dosje ose programe të dizajnuara që të ndërpresin, shkatërrojnë ose kufizojnë funksionalitetin e çdo softueri dhe hardueri kompjuterik ose pajisjeje telekomunikuese;
- për të falsifikuar arkitra apo manipuluar në mënyrë tjetër me identifikuesit për të maskuar origjinën e ndonjë përmbajtjeje të transmetuar nëpërmjet faqes;
- qëllimisht apo padashur për të shkeluri ndonjë ligj të zbatueshëm lokal, shtetëror, nacional ose ndërkombëtar
- për të ndjekur ose përndryshe ngacmoni një tjetër; ose
- për të mbledhur apo ruajtur të dhënat personale në lidhje me përdoruesit e tjerë.
Ju pranoni dhe bini dakord se OSBE mund të ruaj përmbajtje nga përdorues dhe gjithashtu mund të zbulojë përmbajtje të tillë nëse kjo kërkohet me ligj ose në mirëbesim, duke besuar se ruajtja apo zbulimi i tillë është e nevojshme për të: (a) respektuar procesin ligjor; (b) për të zbatuar “kushtet e përdorimit”; (c) për t’iu përgjigjur pretendimeve se çdo përmbajtje shkel të drejtat e palëve të treta; ose (d) për të mbrojtur të drejtat, pronën, ose sigurinë personale të OSBE-së, përdoruesve të vet dhe të publikut.
Ju e kuptoni se përpunimi teknik dhe transmetimi i faqeve të mediave sociale të OSBE-së, përfshi edhe përmbajtjen tuaj, mund të përfshijë (a) transmetimet mbi rrjete të ndryshme; dhe (b) ndryshimet në përputhje dhe përshtatje me kërkesat teknike të rrjeteve të lidhura ose pajisjeve.