Misioni i OSBE-së në Shkup
Çfarë bëjmë ne
Misioni kryen vizita të rregullta monitorimi në bashkësitë lokale dhe poashtu ka krijuar një rrjet komunikimi me përfaqësues politikë, anëtarë të shoqërisë civile, udhëheqës fetarë dhe me zyrtarët e zbatimit të ligjit. Stafi i Misionit punon me autoritetet vendase për zbatimin e një sistemi të integruar arsimor, si dhe ndërton kapacitetin e zyrtarëve shtetëror mbi standardet ndërkombëtare dhe parimet demokratike. Misioni gjithashtu ndihmon lidhur me reformat zgjedhore, promovon të drejtat e pakicave, trajnon zyrtarët e policisë, si dhe ndihmon me procesin e reformës gjyqësore.