Misioni i OSBE-së në Shkup
Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve
Misioni monitoron situatën e sigurisë në vend duke kryer udhëtime të rregullta në terren dhe takime me udhëheqësit komunalë dhe fetar, përfaqësuesit e komunitetit, anëtarë të organizatave joqeveritare, autoritetet politike, si dhe me zyrtarët e zbatimit të ligjit. Kështu, Misioni plotëson një funksion të rëndësishëm për paralajmërim të hershëm. Ajo gjithashtu ndihmon me aktivitetet e ndërtimit të besimit ndërmjet bashkësive dhe ofron ndërmjetësim në rast të tensioneve.