Materiale
Çështje të Lidhura me Procesin e Rregullt Gjyqësor për të Paraburgosurit me Nevoja të Shëndetit Mendor
Ky raport ofron një analizë të të dhënave të mbledhura nga programi monitorees i gjykatave i Misionit të OSBE-së në Kosovë në periudhën janar-dhjetor 2022 dhe identifikon trendet në praktikat e prokurorisë, mbrojtjes dhe gjykatës në lidhje me shqiptimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve me nevoja të shëndetit mendor në Kosovë. Ky raport analizon praktikën gjyqësore në raport me pajtueshmërinë me të drejtën për gjykim të drejtë dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.